Vijon nga:

Intervista e plotë, Alketa Vejsiu përballë Ilva Tares: Kam zgjedhur të jem e lumtur

Ilva Tare: Ka vetëm një të drejtë aty që ka ndryshuar ajo Shqipëri. Tani janë italianët që vijnë në Shqipëri. Po vijnë të studiojnë, po vijnë të punojnë, vijnë pensionistët, se duan diellin e Shqipërisë

Alketa Vejsiu: Patjetër, por s’mund t’i thoshim të gjitha në Sanremo, nuk ishte Sanremo dritarja e duhur për të komunikuar tani gjithë evolucionin. Mora një segment që ishte shumë domethënës për raportin, vëllazërinë mes dy kombeve, u mora vetëm me atë segment që ishte dhe emocionues, dhe i bukur, sepse kombet duhet të duhen, kombet nuk duhet të kenë kufij që i ndajnë dhe muzika mund ta bëjë këtë më shumë sesa politika dhe sot të mos harrojmë që Italia është porta e parë ku shkarkojnë emigrantët e tjerë, që nuk janë me shqiptarët, por janë afrikanët. Evropa rri indiferente, deri diku Italia është çizmja e vogël që duhet të akomodojë një botë të madhe që ka nevojë për të. Dhe është simboli i humanizmit, kjo duhet nënvizuar dhe ne nuk duhet të jemi fodullë dhe të kompleksuar.

Ilva Tare: Se dhe ky është koment i madh, jemi ne çizmja e vogël apo jemi ajo çizmja që jemi, nuk jemi domosdoshmërisht të vegjël.

Alketa Vejsiu: Kush, shqiptarët? Ne nuk kemi nevojë të futemi në një çizme tjetër, kjo është pak, por është e sigurt, afrikanët po. Unë Afrikën e kam prekur dhe në gjithë atë madhështinë e natyrës së pafundme dhe një relaliteti natyral të jashtëzakonshëm, është në një realitet tjetër social që lë mbresa që të dhemb në shpirt. Ne nuk jemi afrikanë, ne jemi europianë të vërtetë dhe nuk kemi nevojë të futemi në çizmen e askujt tjetër për t’u ndjerë ashtu siç e meritojmë.

Ilva Tare: Kam disa pyetje të tjera. Në fakt, ndodhi dicka që nuk e prisja dhe nuk isha e përgatitur. Kur ke publikuar në faqen tënde sociale në Instagram, kam përshtypjen ku do të ishit këtu në Ilva Now, përveçse Instagrami desh m’u bllokua, u rrëzua faqja nga shumë followers që erdhën, por edhe shumë pyetje e komente, do doja disa prej tyre t’i përfshijmë, më bëri përshtpje Ambra Angolini, ishte rastësi që të komentoi, se e pashë që kishte një ndërveprim komunikimesh aty.

Alketa Vejsiu: Ajo ishte çudi e madhe, ta mendosh që unë Ambra Angolinit ia di të gjitha këngët, aq shumë e kam pëlqyer atë Ambrën kur isha e vogël, shkoja tek gjyshja në Korçë dhe ora kur shfaqej në "Non e La Rai" ishte momenti i festës time dhe shkroi njëherë “I love you Alketa”. Pastaj tek faqja e kompanisë që kishte vendosur bizhuteritë kishte shkruar përsëri një koment tjetër shumë të bukur. Tani s’di nëse duhet t’i them këto komentet, se jam gjithmonë në këtë dilemën “deri sa duhet ta them gjënë që duhet të them”, “duhet të jem modeste apo atë që është fakt duhet ta vendos në vitrine”, se kjo është dilema e njerëzve që punojnë më një mision të caktuar dhe duhet ta afirmojnë një produkt të caktuar, unë s’dua ta afrimoj produktin "Alketa", po nuk mund ta mohoj që jam ndier shumë e privilegjuar që një idhull tjetër i jetës sime më shkroi. Ambra do vijë në "Piter Pan", unë i shkrova menjëherë.

Ilva Tare: Nuk e vë në dyshim këtë që ke kapur rastin direkt…

Alketa Vejsiu: Kishte shkruar disa gjëra shumë të bukura, menaxherja e saj është gjithashtu menaxhere e Silvia Tofanin ku unë pasnesër jap intervistën time në Verisimo, kështu që do ta takoj, do bisedoj, do flas, shpresoj që do ta sjell së unë them me bindje do ta sjell, por…

Ilva Tare: Ti je e bindur që do ta sjellësh, pastaj vjen a s’vjen është çështje tjetër. Çfarë ambiciesh ke për tregun italian? Do të kesh një emision atje, do të jesh e ftuar, ke një endërr me kë do dojë të prezantoje?

Alketa Vejsiu: Me Fiorelon patjetër do doja të prezantoja, mendoj që kemi të njëjtën dinamikë edhe nuk e di pse kam një ide që do ishte partneri im ideal në skenë.

Ilva Tare. Pu punon në këtë drejtim?

Alketa Vejsiu: Jo, nuk po punoj, kam lënë agjencinë që përfaqëson interesat e mia në Itali që të shqyrtojë të gjitha ofertat dhe mundësitë që do t’i vlerësojmë, do t’i shikojmë, nëse do jetë diçka që vlen, patjetër do veshim një këpucë shqiptare, një këpucë italiane. Nga Shqipëria nuk largohem, Shqipërinë e kam ndërtuar me mund dhe me shumë dashuri për shumë vite, e kam këtu dhe do e kem gjithmonë, i përkas këtij vendi po tani bota është globale nuk ka kufij për mënyrën se si unë e shikoj, funksionimin e punës së Alketës. Jam njeri në lëvizje gjatë gjithë kohës, kështu që s'më duket e veshtirë të marrësh avonin të shkosh në Romë për 50 minuta, të vish, praktikisht e bëj për shkak të biznesit, i cili më ka lidhur me gjithë botën.

Ilva Tare: Çfarë është Zoti për ty? Ka ardhur një pyetje në Instagram dhe do doja, është një aspekt njerëzor...

Alketa Vejsiu: Unë besoj në Zot, Zoti është energji, Zoti është grua, God is Woman. Mendoj që me ka udhëhequr në jetë. Dhe duke me dhënë disa sinjale që me një intuitë, përsëri natyrale, si dhuratë e tij unë kam ditur ta zbërthej siç duhet në këtë algoritëm të vështirë të jetës sime private dhe personale ku, në fund të të gjithave, mendoj që për kaq sa kam jetuar, ia kam dalë. Gjithmonë mirënjohëse në heshtje, lutem dhe falënderoj.

Ilva Tare: Caroline Flack, nuk e di nëse e ke ndjekur rastin, ne e kishim në edicionin tonë të Ilva Now të ditës së sotme, duke e trajtuar nga pikëpamja e bullizmit, pasi ajo bëri vetëvrasje, është një nga pyetjet që ka ardhur nga ndjekësit që thotë: Si do e përdornit zërin tuaj në këto raste?

Alketa Vejsiu: Shumë thjesht. Liria jonë mbaron atje ku fillon liria e tjetrit dhe nuk duhet t`i bëjnë kurrë dikujt atë që nuk duam të na e bëjnë neve.

Ilva Tare: Edhe kur je person publik?

Alketa Vejsiu: Po sigurisht, kur je person publik është shumë herë më e rëndësishme. Unë mendoj që e kam thënë shumë mirë tek monologu i Joker, që kam thënë në festival. Joker është një analogji e mirë me këtë rast, sepse Jokeri u vra nga sistemi, nga politika, u vra nga shoqëria, por u vra edhe nga media. Të gjithë këta njerëz të papërgjegjshëm, të cilëve iu është dhënë mundësia e fjalës, që u është dhënë mikrofoni, që nuk dinë ta përdorin fjalën për një kauzë të mirë, gati-gati për mua bëjnë një akt kriminal. Nuk është vetëm e turpshme, por është edhe kriminale. Duhet të ketë patjetër sanksione për këtë. Duhet të ketë ligje. Siç është ky peticioni i Caroline, që ka marrë një përmasë të përbotshme, është ajo kauza e Chiara Ferragni-t, e cila thotë që njerëzit që janë pas Instagramit dhe Facebook-ut duhet të kenë një kartë identiteti kur regjistrohen dhe nuk mund të vazhdojë lufta e profileve fake, pa identitet dhe duan të intimidojnë njerëz që s`iu kanë asnjë borxh dhe asnjë faj. Deri atje ku është kritikë dhe është e durueshme është ok, patjetër që po. Janë të mirëpritura gjithmonë argumentet dhe kritikat me argument, po aty ku tejkalohen kufijtë etikë dhe moralë, atje ku ka bullizëm, duhet të ketë patjetër një penalitet që i bën këta njerëz të paguajnë. Nuk mund të jetë kështu, se kjo është e tmerrshme. Është kostoja më e madhe e kohës që po jetojmë, mbase jo ne po fëmijët tanë, për fëmijët tanë është shumë e rrezikshme.

Ilva Tare: Mendon që duhet të marrësh ndonjë iniciativë për këtë rast?

Alketa Vejsiu: Do kisha shumë dëshirë që të isha ajo që mund ta niste një lëvizje si kjo edhe kam motive të forta për ta bërë këtë gjë. Unë kam një betejë personale shumë të fortë me fake neës-in po kjo është një temë tjetër, kam një betejë shumë të fortë, personale me mënyrën se si keqpërdoret media në Shqipëri, se si shantazhojnë njerëzit për të mbërritur në mënyrë konjukturale dhe shpeshherë në kompromis me këto vlerat, jetën e tyre, sukseset e tyre. Është e rëndë, janë fjalë urgjente, por do ta kemi në një program tjetër këtë temë.

Ilva Tare: Përmendët mentorin tuaj të parë, kush është ai i ditëve të sotme? Tony Robbins që po e ndiqni, çfarë të pëlqen tek ai?

Alketa Vejsiu: Ai është fantastik, duhet të shkosh patjetër ta ndjekësh një nga leksionet e tij.

Ilva Tare: Ka shumë arsye pse ndoshta nuk e bëj dot. Një është largësia dhe angazhimi i përditshëm dhe kosto gjithashtu.

Alketa Vejsiu: Mua për kostot më kanë favorizuar njerëzit që janë pjesë e këtij masteri dhe unë në të njëjtën kohë, shpeshherë, në të gjitha këmbimet profesionale dhe meqë më konsiderojnë një forcë të mirë promovuese në median dixhitale, më japin gjithë kohës bonuse, shpeshherë edhe gjëra falas, dhe kjo është shumë e bukur kur përdoren për këtë gjë.

Ilva Tare: 912 mijë ndjekës?

Alketa Vejsiu. Ata vlejnë tani. Shumë herë hotelet japin trajtim special, shumë herë programe si ky për t`i promovuar të japin bonuse speciale.

Ilva Tare: Po më kërkon kashe tani?

Alketa Vejsiu: Jo, po të kërkoj që t`i atashohesh skuadrës time, sepse mund ta marrësh me shumë pak kosto dhe ta bësh të mundur ëndrrën tënde. Nëqoftëse e ke ëndërr dhe objektiv.

Ilva Tare: Çfarë të frymëzon tek mentorshipi i Tony Robbins?

Alketa Vejsiu: Një nga gjërat më të bukura që thotë Tony është “Rritu ose vdes”, edhe thotë edhe një gjë tjetër që e kam nënvizuar unë se mbaj gjithmonë shënime, jam studente e përjetshme, thotë: Zoti na ka krijuar që ne të krijojmë. Ata që krijojnë janë të qartë. E dinë se si dhe ku duan të mbërrijnë edhe nuk shqetësohen fare për njerëzit që kanë majtas, djathtas apo për të gjitha zhurmat që shqetësojnë dhe të bëjnë që të humbasësh përqëndrimin dhe fokusin. Ai është një njeri që e ka filluar njësoj si Oprah Winfrey, një tjetër njeri që më frymëzon, nga zero, nga minus 1. Fakti është që në të gjitha këto trajnime ke fatin të takosh njerëz që frymëzojnë, njerëz që janë lider të suksesshëm, gra dhe burra. Dhe unë i kam shumë qejf historitë e suksesit, me thënë të drejtën. I bashkoj si pika të vogla për të bërë atë pikturën time në fund. I dëgjoj, i studioj, i nënvizoj dhe për cilindo që mund ketë aluduar ndonjëherë se sa shumë lexoj unë, ky nuk është programi i duhur dhe as spektakli që unë drejtoj nuk janë të duhurit, por unë jam një njeri që, qëkur kam lindur e derisa mbusha 5 vjeç, babai më dhuronte libra, libra, libra. Vazhdoj të lexoj, të studioj, nuk ndalem e bëj në mënyrë sistematike këtë.

Ilva Tare: Pse e ndjen si detyrim t`u kesh përgjigje atyre që mendojnë se ti s`lexon që ndoshta s`e meriton dhe këtë që ke. Pse e ndjen t`u kthesh një përgjigje?

Alketa Vejsiu: Në fakt, nuk duhet t`u kthej përgjigje, ke shumë të drejtë. Mbase u investova pak më shumë se ç'duhet për t`iu dhënë përgjigje se ata nuk e meritojnë. Po muze dhe libra kam lexuar shumë më shumë seç ata mendojnë. Po nuk jam këtu për t`i sfiduar, as për t`i dhënë sqarime.

Ilva Tare: Pyetja e fundit është nga publiku, do ua lë atyre. A do të bëheni apo do pranoni postin e ministres së Kulturës ndonjëherë?

Alketa Vejsiu: Jo, faleminderit shumë.

Ilva Tare: Politikë jo?

Alketa Vejsiu: Politikë jo. Unë e kam gjetur korsinë time, jam shumë e lumtur në këtë trenin ku jam ngjitur dhe nuk kam ndërmend që të ndryshoj, s`kam asnjë dilemë për të ardhmen time. Jam shumë e kënaqur me biznesin që drejtoj, kam një grup fantastik vajzash që më ndjekin. 90% e punonjëseve të mia janë vajza. Jam aty për t`i mbështetur dhe për t`i frymëzuar.

Ilva Tare: Megjithatë, politika bën lajm, bën tituj, Berlusconi-in e përmendet në një konferencë shtypi, thatë Berlusconi dhe gjithë gazetat dhe mediat italiane flisnin për Berlusconi-n. Keni ndonjë plan?

Alketa Vejsiu: Jo, më pyetën në një intervistë dhe më thanë: Pse i vetmi politikan italian që ndiqni në Instagram është Berlusconi, dhe unë u ktheva përgjigje dhe u thashë që nuk e ndjek si politikan, por e ndjek si sipërmarrës, si një nga njerëzit gjenialë që solli shpërthimin dhe revolucionin e televizionit komercial në Itali dhe kjo pastaj u trajtua siç mediat kanë dëshirë ta trajtojnë, sepse mediat duhet të klikohen që të mbijetojnë Ilva.

Ilva Tare: Patjetër që duhet të klikohen se kanë ndryshuar kohërat, unë jam një çikë old fashion, jam tek media tradicionale. Rai apo Mediaset?

Alketa Vejsiu: S'ka rëndësi. Mjafton që të jetë oferta interesante. Për mua janë të dyja shumë prestigjioze. Unë jam për momentin këtu, pjesë e tregut mediatik shqiptar dhe do vazhdoj të punoj fort për këto produktet që i dua edhe i japin kuptim jetës sime profesionale.