Dy ditë më parë Chiara Ferragni postoi në profilin e Instagram-it një foto ku shfaqej me flokët e kapur me disa kapëse shumëngjyrëshe. Një model flokësh që na riktheu në fëmijëri. E kush është ajo vajzë që nuk i ka kapur flokët të paktën një herë kështu?

“Kapëse të viteve ‘90, duke i bërë të duken trendy”, -ka shkruar Chiara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Sot, blogerja ka postuar foto nga sfilata e Max Mara-s në Javën e Modës në Milano, ku është shfaqur me modelin e flokëve, të zbuluar dy ditë më parë.

“Për një pamje vajzërore, zgjidhni një palë syze dielli ‘cateye’ dhe kombinojini me aksesorët e preferuar të flokëve”, -ka shkruar Chiara përkrah disa fotove të shkrepura gjatë eventit.

Këtë këshillë nga Chiara duhet ka keni parasysh. Nëse kapëset me ngjyra të fëmijërisë ju rikthejnë nostalgjinë dhe nuk u rezistoni dot, atëherë kombinojini me një palë syze ‘cateye’ dhe do të dukeni po aq trendy sa fashionistja e famshme.

Ah dhe mos harroni, moda gjithmonë rikthehet!