Ata që nuk janë ekspertë në “departamentin e verës”, dinë vetëm të blejnë një shishe verë dhe ta pinë derisa të dehen.

Ndërsa specialistët e verës kanë zbuluar diçka të re: shtimin e kripës në gotat e tyre me verë.

Po pra, nëse e keni blerë një shishe verë, e cila nuk mban shije të mirë, kripa do të jetë ilaçi më i shpejtë dhe më i lirë për ta ndryshuar situatën.

Sipas “The Wall Street Journal”, Nathan Myhrvold, ish-shef i teknologjisë në kompaninë ‘Microsoft’, ka zbuluar se shtimi i një sasie shumë të vogël të kripës ia balancon aromën disa verërave të pabalancuara.

Ai thotë se këtë metodë e ka provuar edhe vetë dhe se tani vazhdimisht e praktikon.