Justin Bieber ishte i ftuar në emisionin e James Corden dhe u bë pjesë e një loje të ngjashme me “Haje ose thuaje”, në “Shiko kush luan”. Në shumicën e sfidave, Justin preferoi të hante ushqimet e çuditshme që kishte para, por njërës prej pyetjeve me spec vendosi t’i përgjigjej. Atij iu kërkua të rendiste shoqet e famshme të bashkëshortes së tij nga më e mira te më pak e preferuara.

Emrat ishin: Gigi Hadid, Cara Delevingne dhe Kendall Jenner.

Justin tha emrin e Kendall të parin, të Gigi-t të dytin, ndërsa Cara-n e tha të fundit. Arsyetimi i tij ishte se Kendall-in e njeh shumë mirë, ndërsa me Cara-n nuk ka kaluar shumë kohë. Por modelja nuk e la me kaq, ajo e ironizoi me një postim në Instagram, ku postoi disa foto të vjetra me Justin, ku duket se kanë qenë miq shumë të mirë, ndryshe nga ç’pretendoi ai. Cara zbuloi gjithashtu se Justin e paska bllokuar në Instagram.

Justin dhe Cara

“Tani vs. Dikur. Nëse nuk ke asgjë kundër meje, atëherë pse nuk më zhbllokon? Të dua Hailey, por ai thjesht duhet të kishte ngrënë oragnin gjenital të demit”, -ka shkruar Cara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne) on

Po dalin në dritë shumë gjëra dhe nuk besojmë se kjo çështje ka për të mbetur me kaq.

Justin dhe Hailey