Me javën e modës në New York, Londër dhe në Milano, sezoni vjeshtë-dimër 2020 po tregon se dizajnerët u kanë dhënë një rëndësi të veçantë edhe aksesorëve. Nga vathët tek varëset apo rripat e rrathët e kokës, “more is more” në tendencat e reja të aksesorëve.
Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur tendencat që do të shihni më shpesh nga ndjekëset e modës duke mësuar njëherë e mirë se ajo që ka tërhequr vëmendjen në pasarela, mund të tërheqë vëmendjen gjithashtu në rrugët e qytetit.

Duket sikur perlat nuk kanë dalë kurrë nga moda, por këtë vit rëndësia e tyre është shtuar edhe më tepër në koleksionet e fundit. Vathë fine, vathë në formë “shandelieri” dhe sigurisht vargjet e perlave janë ndër “must” aksesorët e sezonit të ri.

I shkojnë çdo fytyre nëse kombinohen në mënyrën e duhur. Ju bëjnë të dukeni retro, por njëkohësisht moderne nëse arrini t’i miksoni me veshje me ngjyra e me printe.

Kanë ardhur dhe nuk dinë të ikin nga moda! Të vogla, të mesme, pak më të mëdha, por edhe më të ndërlikuara, këta aksesorë janë ajo që s’duhet t’i mungojë kurrsesi arsenalit tuaj të bizhuterive.

Ndër të gjitha risitë që ka sjellë Bottega për ndjekësit e modës, rikthimi në modë i bizhuterive fine është një tjetër “surprizë” e këtij sezoni.

Prada ka “shpikur” aksesorin e radhës që do t’i çmendë të gjitha vajzat, një byzylyk-portofol që do të nxjerrë jashtë loje çdo portofol tjetër që zë shumë vend, apo kërkon domosdoshmërisht një çantë të madhe.