Koha për të bërë një përmbledhje të javës së modës në Milano ka ardhur tashmë dhe bashkë me të edhe zbulimi i trendeve që do të dominojnë vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm. Nga pasarelat milaneze duket sikur shtëpitë e modës kanë bërë një udhëtim prapa në kohë, duke i risjellë shumë trende si protagoniste të vitit fundit të vitit 2020 dhe fillimit të vitit të ri 2021.

Në veçanti, nga vitet ’70 rikthehen printet florale dhe ato gjeometrike, të kombinuara me qëndisje dhe plot ngjyra. Gjithashtu, krahas tendencave retro, shohim edhe rikthimin e veshjeve të lëkurës në të zezë apo ngjyra të tjera. Mjafton të shohim sfilatën e Alberta Ferretti, Versace apo Moncler për të kuptuar dominancën e këtij trendi në vitin e ardhshëm.

Detajet retro vijnë të propozuara gjithashtu edhe nga shtëpia e modës Prada së bashku me thekët duke sjellë një siluetë feminile dhe të strukturuar. Një protagonist tjetër shumë i rëndësishëm është edhe pellushi “teddy” i sjellë nga Max Mara dhe aksesorët në këtë material nga Philosophy dhe Etro. Ky i fundit ka sjellë gjithashtu një risi, thekët e leshta të vendosura në trikot “oversize” dhe elementin “gipsy” që i karakterizon gjithmonë veshjet e tij.

Cilat janë ngjyrat që do shohim më shumë në vjeshtë-dimrin e ardhshëm? Versace dhe Fendi propozojnë jeshilen e errët, kafen, bezhën dhe të verdhën e mustardës.