Keisi Muça, modelja shqiptare që prej disa muajsh e ka vendosur jetën në Seul, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu eksperiencën e mikeshës së saj të prekur nga koronavirusi.

Keisi bashkë me mikeshën koreane, kishin udhëtuar drejt Hong Kongut pak ditë para se koronavirusi të përhapej në masë e të krijonte këtë zhurmë mediatike.

Gjatë ditë pasi ishin kthyer në Seul, mikesha e saj kishte ndjerë simptomat e para të një gripi më të rëndë se herët e tjera e pas vizitave te mjeku ishte konstatuar si rasti i parë zyrtar në Seul i prekur nga virusi vdekjeprurës. Për fat të mirë, përgjigjja e rezultateve të Keisit doli negative e njëkohësisht mikesha e saj ia doli ta kalonte pa asnjë problem virusin.

“Ajo u regjistrua si rasti i parë, por pas një periudhe 8-9 ditore çdo gjë kaloi”, sqaroi modelja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Shoqja e ngushtë u infektua me Coronavirus”, modelja shqiptare, Keisi Muça tregon si i shpëtoi virusit në Seul #Ftesënë🖐️

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on