Para disa ditësh, reperi i njohur Ledri Vula solli për publikun produksionin e tij më të ri muzikor të titulluar “Prej inati”, një këngë shumë ritmtike, e cila menjëherë pas publikimit ka fituar zemrat e publikut, por edhe “ka bërë balerinë” dy gjyshërit e tij.

Së fundmi, Vula ka treguar përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij Instagram, se dy gjyshërit e tij janë fansat më të mëdhenj. Ata shihen duke sfiduar moshën dhe kërcejnë nën ritmet e këngës më të re të nipit të tyre. Nga mbishkrimi bashkëngjitur fotos, Ledri tregon se ata janë personat më pozitivë në jetën e tij, që gjithmonë janë të gatshëm të kërcejnë me çdo këngë të tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

When tired or moody, I just switch the rooms and I stay with two most positive persons in my life. My grandparents, always in a mood for dance with every song of mine

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

“Kur jam i lodhur ose pa humor, ndërroj dhomë dhe qëndroj me dy personat më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi, gjithmonë të gatshëm për të kërcyer me çdo këngë timen”.