Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen të Mirditës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktimat janë motër dhe vëlla. Policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka zbuluar detajet e para. 

Viktimat janë Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç). Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci, i cili mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri. 

E gjithë kjo ngjarje e rëndë dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së martesës së Esmeralda Filopatiti dhe Fatmir Kolecit. Fatmir Koleci është shpallur në kërkim nga policia dhe në të gjithë zonën janë ngritur pika kontrolli edhe në Rrugën e Kombit për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.