Një tjetër ngjarje tronditëse ka shokuar sot opinionin publik, ku viktimë ka mbetur një tjetër grua! Brenda harkut kohor të 24 orëve, gruaja e vrarë sot në Durrës është viktima e dytë pas asaj që u vra dje në oborrin e shtëpisë bashkë me të vëllanë nga ish-bashkëshorti.  

Viktima sot në Durrës është Hajdie Tosuni, 59 vjeçe, ndërsa autori është Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  1:35 në lagjen Nr. 12 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e ka qëlluar disa herë me levë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. Bashkëshortët kanë qenë të vetëm në momentin e konfliktit.

Pas krimit autori ka ulur qepenin dhe ka pritur policinë për t'u dorëzuar. Mësohet se familja i përkiste komunitetit egjiptian prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit, ndërsa paraprakisht dyshohet se mosmarrëveshjet kanë ardhur për shitjen e dyqanit.