Ndonjëherë ne vendosim t’i japim një mundësi të dytë një lidhjeje, duke shpresuar se gjërat do të jenë ndryshe. Shelby Sells, një eksperte në psikologjinë e njerëzve, e cila fokusohet në marrëdhëniet moderne, tregon se ka shumë arsye që në mënyrë të vetëdijshme ndikojnë në vendimin tonë për t’u kthyer me ishin.

1. Të kthyerit bashkë me ishin është e thjeshtë
Ti dhe partneri/ja dini dëshirat e njëri- tjertrit, ushqimet dhe pijet e preferuara, si dhe zakonet dhe gabimet tuaja, plus është e thjeshtë të kthehesh tek diçka që është e njohur për ju. Një fakt tjetër është se ju mësoheni me dhimbjen e shkaktuar nga partneri/ja, kështu që nuk ka supriza të papritura.



2. Nuk mund të durojmë dot vetminë
Ndarjet nuk janë të thjeshta. Papritur ti je vetëm dhe ai/ajo që ju mbështeste më shumë, nuk është më në krahun tënd. Gjatë gjithë kohës, do të ngresh pikëpyetje në lidhje me vendimin për t’u ndarë, do të mendosh për të gjitha momentet e bukura që keni kaluar bashkë, si dhe të gjitha gjërat e mira që partneri ka bërë për ty. Sipas Shelby-t, njerëzit kanë frikë të rrinë vetëm apo të ndërtojnë diçka të re me dikë tjetër, prandaj ata mendojnë se janë më mirë me personin që i ka lënduar.



3. Shpresojmë që do të ndryshojë
Ne mund t’i japim ishit tonë një mundësi të dytë dhe të zgjedhim t’i besojmë kur thotë se do të ndryshoj sjelljen. Edhe pse e dimë që kjo ka shumë pak shanse që të ndodhë, mendimi se mund të ndodhë është më i fortë se mendja jonë logjike. Por në realitet, njerëzit zor se ndryshojnë natyrën e tyre.



Keni qenë ndonjëherë në një lidhje toksike? A mendoni se njerëzit që ju kanë lënduar meritojnë një shans të dytë dhe janë të aftë të ndryshojnë?