Një ditë e trishtë kjo e sotmja për një nga këngëtaret e njohura të skenës shqiptare! Xhesika Polo ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se e ëma e saj është ndarë nga jeta duke lënë pas sigurisht shumë dhimbje tek familjarët dhe njerëzit më të ngushtë të saj. "Lamtumirë mam", shkruan Xhesika në postimin e saj, ndërsa ndan detajet për vendin dhe orën e varrimit.

Mësohet se mamaja e këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë!

E ndjera, është motra e një tjetër këngëtareje të njohur shqiptare si Valbona Mema, e kjo e fundit sigurisht ka zgjedhur që ta ndajë me të gjithë dhimbjen e madhe për humbjen e së motrës, përmes një postimi në Instastory. "Lamtumirë motra ime e shtrenjtë! Qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime"!

Ne i shprehim ngushëllimet tona të ndjera këngëtareve për këtë humbje të madhe!