Dhëmbët e bardhë janë, me siguri, një prej detyrave që qëndron në krye të listës që në fillim të vitit. Studimet kanë treguar, në fakt, se një buzëqeshje joshëse dhe e bardhë mund të të bëjë të dukesh më e re, më e suksesshme dhe më e bukur. Ndonjëherë, edhe pse mund të jetë e vështirë për të zhdukur njollat pa ndihmën e dentistit, mund t’ia dalësh vetëm me një truk të thjeshtë.

Provo të hash për të pasur një buzëqeshje më të bardhë. Çfarë? Ha më shumë mollë, selino, karota, të cilat mund të të ndihmojnë për të zbardhur më shumë dhëmbët dhe për të hequr njollat.

Nëse vetëm me frutat nuk funksionon, atëherë provo një përzierje: ujë të oksigjenuar, sodë buke dhe pastën e dhëmbëve. Përdore këtë lloj paste për të larë dhëmbët dhe pas disa përdorimeve, dhëmbët do të jenë më të bardhë.

Për të parandaluar njollat që mund të të krijohen në dhëmbë në të ardhmen përdor çajin e zi, i cili të ndihmon që pas ushqimeve ose edhe kafes, të mos krijohen më njollat në dhëmbë.