Çrregullimet e pigmentit janë një nga problemet estetike më të mëdha. Të prezantojmë përparimet më të fundit që do të të ndihmojnë t’i eliminosh njëherë e përgjithmonë.
Problemet e hiperpigmentimit në pranverë janë një nga shqetësimet më të mëdha. Të gjithë dëshirojmë të kemi një lëkurë të pastër, të njëtrajtshme dhe të ndriçuar.
“Nëse lëkura nuk mbrohet në mënyrë të përshtatshme në Shtator do të na shfaqeshin shenjat e plakjes nga dielli në formën e njollave dhe rrudhave të parakohshme"- shprehet dr. Arminda Avdulaj, mjeke e specializuar në përdorimin e laserave dermatogjikë.
Realizimi i një studimi paraprak është i domosdosshëm pasi çdo njollë është e ndryshme dhe ka nevojë për një trajtim specifik. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se trajtimi më i mirë është parandalimi. Mbrojtja e përshtatshme nga dielli me faktorë të lartë duhet të kombinohet me mbrojtje fizike: kapele, hije apo veshje.
Si funksionon?
Trajtimi me laser DyeVL emeton gjatësi vale në bandën 500-600 nm. Kjo bandë e ngushtë na jep preçizion për të shënjestruar vetëm melaninën në lezionet e pigmentuara, standardi i artë për trajtimin e këtyre lezioneve. Koka e akullt e bën më të lehtë trajtimin dhe teknika e re në lëvizje, shkurton kohën e seancës.
DyeVL është një trajtim i aprovuar nga FDA (Food and Drugs Administration, enti rregullator i barnave, pajisjeve mjekësore dhe ushqimeve në SHBA) për të përmirësuar shenjat e dëmtimit nga dielli, plakjen dhe pigmentimin e fytyrës, dekoltesë, duarve dhe shpinës.
Çfarë duhet të presim?
Pas trajtimit vihet re një theksim diskret i njollës i cili zgjat deri në 48 orë. Pas disa ditësh vërehet zbehja e saj. Protokolli përfshin disa seanca, numri i të cilave është në varësi të origjinës, intensitetit të njollës dhe variacionit individual.
A ka efekte anësore?
Trajtimet me laser premtojnë që brenda vitit 2025 të spostojnë metodat klasike kirurgjikale për të luftuar plakjen. Kjo sepse mënyra e tyre e funksionimit është e shënjestruar dhe qëndrojnë indiferente ndaj qelizave të tjera që nuk kanë pigmentin që po trajtojmë. Kështu, këto trajtime janë pa efekte anësore dhe të sigurta. Direkt pas trajtimit vazhdohet rutina normalisht, por sigurisht, mbrojtja nga dielli kërkon një vëmendje të veçantë.
Ku mund të realizojmë këtë trajtim?
Të vendosur në zemër të Tiranës, klinika San Luca është një qendër mjekësore dhe mediko-estetike referencë në përdorimin e teknologjisë së fundit laser për trajtimin e njollave nga dielli, rinimin e lëkurës, eleminimin e shenjave të akneve, kapilarëve si përfaqësorë apo tatuazheve.
Klinika San Luca ofron të gjitha llojet e trajtimeve që përforcojnë bukurinë natyrale dhe efektin anti-aging. Në këtë qendër realizohen përmirësime të fytyrës për të pasur më shumë harmoni faciale si edhe trajtohen disa patologji të lëkurës për të pasur një pamje më të re.
“Fytyra tregon shumë rreth nesh. Mund të shfaqë gjëndjen tonë shpirtërore dhe atë shëndetësore. Për më tepër kurndërveprojmë me njerëzit e tjerë, e shohim njëri-tjetrin në fytyrë; Pamja e saj është një pjesë shumë e rëndësishme e jona” - shprehet dr. Arminda Avdulaj, pjesë e klinikësSan Luca.
Një nga shërbimet e tjera që ofron klinika është epilimi laser për meshkuj dhe femra. Gjithnjë e më shumë persona zgjedhin epilimin përfundimtar duke shmangur kështu depilimet e përsëritura dhe efektet e tyre anësore. Në momentin e përzgjedhjes së klinikës për të kryer epilimin me laser është e rëndësishme të jenë të qarta kriteret e sigurisë dhe efikasitetit si edhe të qënurit në duart e ekspertit.
Gjithashtu, klinika San Luca ofron trajtimin për shëndetin seksual. Ky është një rast ku përparimet e teknologjisë janë thelbësore: laser CO2 është një teknologji shumë e përdorur në specialitetin e gjinekologjisë për të trajtuar zonat intime të gruas. Trajtimi i zonës genitale femërore ka qëllim mjekësor dhe estetik. Megjithatë, objektivi kryesor është përmirësimi i cilësisë së jetës funksionale dhe seksuale të pacientëve ashtu si edhe rezultatin estetik.
Shëndeti dhe anti-aging
Në historinë e njerëzimit, plakja konsiderohet një proces normal fiziologjik për të cilin pak gjëra mund të bëhen. Megjithatë, kohët e fundit përparimi mjekësor e konsideron plakjen jo vetëm një proces fiziologjik por edhe patologjik, për të cilin mund të merren masa për ta vonuar dhe reduktuar impaktin e tij. Kështu mjekësia aktuale ofron trajtime anti-aging dhe parandaluese (mjekësi parandaluese/parashikuese).
Këtë dhe artikuj të tjerë mund t’i gjeni dhe në faqen zyrtare të klinikës: https://sanluca.al/