Muajt e fundit të 2019-ës i kalova me një dhimbje të thellë dhe me trishtim, pasi m'u desh të përballoja ndarjen. Edhe pse kishim vetëm një vit që takoheshim, kisha rënë thellë në dashuri dhe ndarja ishte e vështirë, sepse vazhdimisht pyesja veten nëse ishte vendimi i duhur apo jo.
Lidhja jonë, në të shumtën e kohës, funksionoi më së miri dhe shpesh ndihesha sikur ishim bërë për njëri- tjetrin, por ajo më gënjeu dhe kam kaluar një periudhë shumë të vështirë duke menduar nëse duhet ta falja apo jo. Kjo periudhë u shoqërua me bllok në rrjetet sociale dhe muaj të tërë pa komunikuar.
Nuk isha i kënaqur me mënyrën se si ajo po menaxhonte situatën dhe imagjinova që është ndjerë në të njëjtën mënyrë, si unë, nga veprimet e mia. Zbulova se mund të lidhesha me të në çdo kohë, nëse do të më prezantohej përsëri. Do të zgjidhja të përsërisja lidhjen edhe nëse do e dija se fundi do të ishte i njëjtë.
Ishte dashuri me shikim të parë
Takimi me këtë grua ishte sikur dikush kishte marrë kontroll mbi mua dhe më thoshte: “Ti duhet ta takosh patjetër këtë grua, tani!”.
Dukej sikur koha kishte ndaluar, çdo gjë ishte e qetë dhe ajo ishte gjithçka që mund të shihja. Në vend që të dëgjoja më shumë atë, fillova të prezantoja veten. Fundi i rrugëtimit qe i dhimbshëm.
Si mundej që diçka kaq magjike të përfundonte me dhimbje? Si mundej që diçka për të cilën isha ndjerë shumë i sigurt, papritur kthehet në asgjë më shumë se thjesht kujtime?
E gjeta veten më të fortë dhe rezistent ndaj asaj që po ndodhte.
Prezenca e saj në jetën time më kishte bërë një person më të mirë. Si rezultat i kësaj lidhjeje, unë jam një njeri më i mirë, një artist më i mirë, një i dashur më i mirë dhe një partner më i mirë. Ishte e dhimbshme të mos ecje më dorë për dore me të në jetë, por duhet të jetoja ëndrrën time. Lidhja jonë ishte një dhuratë nga e cila jetova zgjedhjen më të mirë të mundshme për shpirtin tim, kjo ishte ëndrra e jetës për mua.
Vetëm se ajo mbaroi në një mënyrë që shkaktoi shumë dhimbje, nuk do të thotë se nuk ishte e lidhur me çdo gjë që doja. Lidhja jonë ishte një pjesë e bukur e udhëtimit që doja dhe kjo më lejon të shoh pas pa u penduar. Kisha arritur të kuptoja se duhet të mësoja ta doja veten.
Momenti kur fillova të ecja para
Isha në gjendje të festoja lidhjen për atë që ishte, për dashurinë dhe kohën që kaluam bashkë. Kur kuptova se mund të zgjidhja ish-in përsëri, fillova ta doja më shumë se sa në kohën kur po përpiqesha të merrja veten nga ndarja.
Do të gënjeja nëse do thoja se nuk kisha më ditë të vështira apo momente të trishtueshme. Por gjatë dhimbjes nga ndarja, isha fokusuar tek zemërimi dhe trishtimi i vetes, duke më kujtuar gënjeshtrat dhe atë që ende nuk e kisha falur.
Tani kam një këndvështrim të ri nga i cili e shoh lidhjen. Edhe nëse do të përfundojmë duke dalë me njerëz të rinj, eksperienca dhe dashuria që ndamë së bashku nuk zhduket dhe njerëzit që jemi bërë si rezultat i saj.
Kështu, ne duhet ta mbushim veten me dashuri sa herë që të mundemi. Ne duhet të shohim se sa shumë e kemi lejuar veten për të dashur dhe për të qenë mirënjohës ndaj atyre që na kanë dashur përgjatë rrugëtimit.
Si gjithmonë, në të gjitha mënyrat… Ti shikohesh, Ti dëgjohesh. Ti duhesh.
Me dashuri,
Adam Roa