Gripërat sezonal, sëmundjet, por edhe motivet personale mund t'ju detyrojnë të rrini për një periudhë të pacaktuar në shtëpi! Mos u pezmatoni! Përkundrazi! Shikoni anën pozitive të gjithë kësaj situate. A ka shoqëri më të mirë dhe më komode se një film i bukur? Për t'ju ndihmuar ju vijmë në ndihmë ne! Këtu janë pesë serialet televizive që duhet t'i shkoni gjatë këtyre ditëve sidomos kur e gjithë bota po flet për koronavirusin, e ku zyrtarisht për dy javë nga dita e djeshme të gjitha shkollat, institucionet arsimore, kopshtet e çerdhet do të vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të koronavirusit që erdhi edhe në vendin tonë, e deri tani janë identifikuar gjashtë raste pozitive. Ndaj, relaksohuni, shikoni disa filma të bukur, emocionues që me siguri në ritmin frenetik të përditshmërisë secili prej nesh harron që ta kthejë këtë gjë në një ritual të këndshëm!

Friends
Është një ato serialet televizive që është e pamundur të mos e njohësh, madje çdo shaka apo peripeci të Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross! Ata janë një kurë e vërtetë. Nga ana tjetër, nëse nuk e keni ditur, këta gjashtë miq, kanë paralajmëruar një ribashkim të mundshëm në një afat të shkurtër, ndaj të gjithë mezi po presin për zhvillimet e tjera të "Friends"!
Gossip Girl
Nëse keni "varësi" nga moda, nuk mund të bëni pa thashethemet! Gossip Girl është seriali i duhur për ju. Shfaqja më e çmendur në histori ndjek jetën e trazuar të disa banorëve duke luftuar me dashuri, miqësi, skandale, tradhëti dhe shumë, shumë sekrete që dalin në shesh falë një qenie misterioze, identiteti i së cilës do të zbulohet vetëm në episodin e fundit.
L'amica geniale
Tani po lëvizim nga Italia me seritë e kultit që kanë pushtuar tërë botën, duke nxitur një epidemi me ethe Ferranteje (nga mbiemri i autores) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shfaqja, e transmetuar aktualisht në Rai1, është në sezonin e saj të dytë dhe konfirmohet si një sukses i bërë tërësisht në Itali. Në qendër, miqësia e veçantë midis Lilës dhe Lenës, dy mikesha në antipode me njëra-tjetrën, dy vajza komplekse që përshtaten së bashku në mënyrë të përsosur. Megjithatë, rreth tyre, shtrihet Napoli, qyteti në Itali që ndryshon dhe rrit etjen e tyre për emancipim dhe hakmarrje.
Glee
Shfaqje muzikore televizive që ka fituar dy herë Golden Globe për serialet më të mira televizive. Mund të duket si një dramë adoleshente e bërë në SHBA si shumë të tjerë, por Glee na tregon diçka më shumë. Protagonistët, studentët e Shkollës së Mesme McKinley, bashkohen në Glee Club, një kurs këndimi dhe vallëzimi, i cili u lejon atyre të kontaktojnë me stresin e tyre artistik. Ky vend bëhet një strehë e sigurt për të gjithë ata të rinj shumë shpesh të margjinalizuar dhe ngacmuar të cilët, më në fund, do të kenë mundësinë të mësojnë të besojnë në veten e tyre dhe ta duan njëri-tjetrin më shumë.
Sex education
Seksi, dashuria, feminizmi, homoseksualiteti, homofobia, ngacmimi, këto janë temat kryesore të adresuara gjatë këtij seriali e që vijnë si mesazhe për të gjithë ata që kanë guximin ta shohin atë pa tabu apo paragjykime. Duhet të shikohet mbi të gjitha nëse je një adoleshent dhe ke paqartësi, por, pse jo, edhe si të rritur, duke pasur parasysh që dyshimet nuk kanë moshë.