Sipas CNN-it, Harvey Weinstein u dënua të mërkurën në një sallë gjyqi në Nju Jork, me 23 vjet burg, kulmi i një çështje që nxiti lëvizjen globale #MeToo dhe inkurajoi gratë të flasin kundër abuzimit seksual.

Gjykatësi, James Burke, e dënoi atë me 20 vjet burg për akt seksual kriminal të shkallës së parë dhe tre vjet burg për përdhunim të shkallës së tretë. Avokatët mbrojtës të Weinstein kishin kërkuar që ai të dënohej me pesë vjet burg dhe argumentuan se, duke pasur parasysh shëndetin e tij të dobët, çdo gjë më e gjatë do të përbënte një dënim të përjetshëm.

Akuzat u bazuan në dëshminë e Miriam Haley dhe Jessica Mann, të cilat folën të mërkurën.

"Nëse Harvey Weinstein nuk do të ishte dënuar nga kjo juri, do të ndodhte përsëri dhe përsëri dhe përsëri," -i tha Haley gjykatës. "Unë jam e lehtësuar që ai tani do ta kuptojë se nuk është mbi ligjin."

Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles County ka filluar procesin e ekstradimit të tij në Kaliforni.

 Harey Weinstein foli për rreth 20 minuta në seancën e tij të dënimit të mërkurën, 11 Mars 2020. Akuzat kanë  ndikuar në jetën e tij personale.

"Unë nuk kam parë tre fëmijët e mi që kur doli artikulli i 'New Yorker', tha ai, duke iu referuar tetorit të 2017-ës në lidhje me historinë e tij të supozuar të abuzimit seksual. "Unë nuk i kam parë ata. Unë thjesht nuk e di se çfarë po bëjnë dhe nuk kam asnjë komunikim me ta. Kjo për mua është ferri në Tokë".

Prokurorët thonë se ai dhunoi një grua dhe sulmoi seksualisht një tjetër për një periudhë dy-ditore në shkurt 2013.