Eminem është i njohur në industrinë e argëtimit për të gjitha arsyet e gabuara të mundshme. Problemet e tij të panumërta me ligjin dhe me tekstet e diskutueshme kanë tronditur,zemëruar dhe magjepsur vazhdimisht miliona. Me rekorde të dhunshme, Eminem ka fituar vetë vëmendjen globale dhe një bazë fansash në rritje.
Në fillim, ai fitonte 5,50$ në orë duke larë enët dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai e gjeti shtëpinë e tij, një rimorkio, të grabitur me gjithçka kishte përveç krevatit. Nga talljet dhe të ngelurit trokë drejt artistit më të shitur Hip Hop, Eminem na tregon pse të heqësh dorë nuk është një zgjidhje.
Më 17 tetor 1972, Marshall Bruce Mathers III, lindi në St. Joseph, Missouri, nga një nënë 15- vjeçare dhe një baba i arratisur. Ai dhe mamaja e tij u kthyen nga Missouri në Michigan- asnjëherë nuk u vendosën diku për një kohë mjaftueshëm të gjatë që Marshall-i ta quante shtëpi. Ata jetonin në projekte të strehimit publik, pasi nëna e tij, abuzuese e grogës, nuk arriti të mbante një punë për një kohë më të gjatë se disa muaj. Përfundimisht, ata u vendosën në një lagje me reputacion të ulët, në Detroit, ku bandat shpesh do ta tallnin atë pa arsye.
Gjërat në shkollë nuk ishin mirë. Marshall ishte gjithmonë “fëmija i ri“, kështu ai bënte shumë pak miq. Ishte i zgjuar, por dilte keq në pothuajse çdo lëndë- të gjitha përveç anglishtes.
Në moshën 9 -vjeçare, natyra e tij e turpshme dhe e rezervuar e bëri objektiv për studentët më të mëdhenj. Ai zihej ngushtë nëpër korridore nga të tjerët, përplasej tek dollapët dhe rrihej në banjë. Pas atij viti, ai do të shkruante një këngë, të titulluar ‘Dëmtimet e Trurit’. Teksa ngacmimet vazhduan, ai filloi të shihte makthe dhe vendosi të largohej nga shkolla. Notat e tij ranë dhe dështoi klasën e nëntë për të tretën herë. Dukej sikur asgjë nuk shkonte për të, derisa xhaxhai, Ronnie, luajti këngën e tij të parë rep.- “Reckless“.
Në moshën 14- vjeçare, ai filloi të bënte rrep me një shok të shkollës së mesme. Shumë shpejt, Marshall e ndjeu se duhet të merrte miratimin e më shumë turmave se sa thjesht ato të shkollës.
Në moshën 24- vjeçare, u bë me vajzë dhe publikoi albumin e parë të titulluar “Infinite“. Ishte pothuajse tërësisht për fëmijërinë, por u injorua masivisht nga DJ-t dhe radiot vendase. Kritika ishte brutale dhe shumë i thanë të shkonte drejt “Rock & Roll”. Dukej si fundi i karrierës së Eminem në rep, por ai nuk kishte ndër mend të ndalonte.
Pa asnjë punë, me një karrierë të dështar dhe të dashurën e tij që po e linte, Eminem po kalonte një kohë të vështirë. Ai ndaloi së shkruari muzikë dhe filloi të merrte ilaçe për të ndaluar vuajtjen gjatë ditëve. Ndërkohë, jetonte vetëm në një lagje kriminelësh dhe nuk mund të shihte vajzën, prandaj u përpoq t’i jepte fund jetës. Fatmirësisht, përpjekjet e tij për vetëvrasje ishin të pasuksesshme.
Në moshën 25- vjeçare, me sytë tek çmimi prej 500$ dhe një Rolex, Eminem vendosi të provonte fatin ne Lojërat Olimpike të vitit 1997 në L.A. Natën para shfaqjes, ai u kthye në shtëpi me një derë të kyçur dhe një njoftim për dëbim. Eminem nuk kishte asnjë vend tjetër ku të shkonte, kështu ai theu një dritare dhe hyri brenda. Nuk kishte ngrohje, ujë, dhe as energji elektrike., por ai fjeti në dysheme, duke parashikuar mundësinë e ardhshme për t’u dëgjuar nga reperët kryesorë.
Eminem nuk ishte kurrë një njeri i sigurtë, kështu që qëndrimi në një skenë përpara qindra njerëzve nuk ishte një sukses i lehtë. Por, sapo ai mori mikrofonin, frika iu zhduk dhe gjithë zemërimi doli përmes tekstit. Në fund të Olimpiadës një burrë thirri:” Thjesht jepjani djalit të bardhë. Përfundoi!”. Por juria refuzoi dhe i dhanë vendin e dytë.
Eminem ishte i thërrmuar. Ai u kthye pa para, dhe u poshtërua duke jetuar me mamanë e tij, të dashurën dhe vajzën në një rimorkio të stërngarkuar. Megjithatë, një kopje e performancës u regjistrua në kasetë dhe u shpërnda. Kjo bëri rrugën e saj deri tek veshët e producentëve të rep. Dre– i cili u impresionua menjëherë, shfrytëzoi kritikat e ashpra dhe doli të kërkonte Eminem, i cili u befasua kur një nga idhujt e tij donte ta shihte.
Albumi “Slim Shady LP“ ishte një sukses i menjëhershëm, duke shitur mbi tre milionë kopje dhe duke fituar çmimin ‘Grammy’. Paratë më në fund rrodhën, dhe blerja e tij e parë ishte një shtëpi për familjen në një lagje të sigurt.
Gjatë viteve të ardhshme, Eminem lëshoi një pjesë të albumeve të cilat u bënë hitet më të mira në mbarë botën. Megjithatë, ata krijuan shumë kritika për shkak të teksteve kontraverse. Fama e goditi Eminem-in si një ton me tulla, dhe ëndrra e tij për t’u bërë një reper i rinovuar shejt u kthye në makth.
Kur nuk u rrethua më nga padi, ai u ndoq nga paparacët dhe tifozët e çmendur. Në vitin 2002, duke punuar mbi 16 orë në filmin e tij ‘8 Mile’, Eminem arriti në një pikë pushimi. Ai nuk hante asgjë tjetër përveç ushqimit të shpejtë dhe pilulave të gjumit, duke u bërë i panjohur për fansat dhe duke iu afruar vdekjes edhe një herë.
Ai është një reper i mirënjohur, producent, madje dhe aktor. Sot, vazhdon të prodhojë regjistrime të suksesshme teksa kujdeset për vajzën e tij. Ai gjithashtu gjen kohë për të punuar me të rinjtë në rrezik, duke i ndihmuar të kapërcejnë të njëjtat pengesa me të cilat u ballafaqua dikur.
Pavarësisht qëndrimit tuaj ndaj muzikës së tij, historia e jetës së Eminem është një inspirim për çdokënd që ndihet sikur është kundër botës.