Ideja se vajzat me flokë të gjatë janë më tërheqëse në sytë e djemve duket se po konkurohet nga floku i shkurtër. Sipas një studimi, vajzat me flokë të gjata duken më inteligjente dhe më të shëndetshme, ndërsa ato me flokë të shkurtër duken më të kujdesshme dhe më femërore. Në fund të ditës, e gjitha ka të bëjë me preferencat, por ka shumë më shumë arsye pse djemtë tërhiqen nga vajzat me flokë të shkurtër.

1. Floku i shkurtër tërheq më shumë vëmendje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zoë Kravitz (@zoeisabellakravitz) on

Flokët e shkurtra ju dallojnë nga pjesa tjetër, kështu që djemtë kanë tendencën t’i shohin gjithmonë ato. Sipas tyre, flokët e shkurtër nuk janë aq të zakonshëm sa flokët e gjatë, gjë që i bën të veçantë.

2. Ata mund të shohin fytyrën dhe qafën tuaj më mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @emilia_clarke on

Në shumë sfilata, modelet i kanë flokët e hedhura mbrapa, në mënyrë që fytyra të duket sa më shumë të jetë e mundur. Kjo për shkak se flokët mund të shpërqendrojnë ose të fshehin tiparet femërore. Djemtë duket se janë dakord me këtë ide, duke thënë se fytyra dhe qafa janë shumë tërheqëse për ta dhe floku i shkurtër lë bukurinë femërore të shkëlqejë.

3. Floku i shkurtër i kujton atyre të famshmet tërheqëse.

Kur pyeten nëse u pëlqejnë vajzat me flokë të shkurtër, shumë djemve u pëlqen të japin shembuj të të famshmeve.

4. Floku i shkurtër kërkon më pak mirëmbajtje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ruby Rose (@rubyrose) on

Floku i gjatë mund të jetë i bukur, por kërkon shumë përkujdesje. Ai merr shumë kohë me lyerjen, tharjen apo drejtimin dhe kostoja e produkteve të stilimit tingëllon si diçka e çmendur për të dashurin tuaj

5. Floku i shkurtër = Vetëbesim

Djemtë tërhiqen nga vajza me vetëbesim të lartë dhe flokët e shkurtër ua tregojnë këtë menjëherë.

6. Nuk ngecin nëpër gishtërinj.

Atyre nuk u pëlqen kur flokët tuaj u futen në gojë apo sy. Përveç kësaj, ata preferojnë të mos gjejnë flokë të shpërndara nëpër shtëpi. Floku i shkurtër është shumë praktik për ta.

7. Shpesh tregon se një vajzë kujdeset për pamjen e saj.

E fundit, por jo për nga rëndësia, prerja e flokut nuk është diçka që ndodh aksidentalisht. Nëse një vajzë e zgjedh me kujdes gjatësinë e flokut, kjo tregon se kujdeset për pamjen e saj. Kjo është shumë e rëndësishme për djemtë, sepse kuptojnë se gruaja interesohet të kujdeset për mënyrën se si duket.