Të fitosh një vend pune nuk është e lehtë. Shpesh një punëmarrës kalon disa raunde intervistash dhe shpreson se pas kësaj të njoftohet se është punësuar. E dini se cilat janë mënyrat më të mira për t’u punësuar?

1. Nuk i plotësoni të gjitha kërkesat e punës? Mos u trembni

“Së pari, ju duhet të aplikoni për punën. Për kërkesat të cilat nuk i plotësoni, mendoni sikur të ishin një listë dëshirash.”- tha Barry Drexler, një trajner i intervistave dhe ish-menaxher i burimeve njerëzore. Edhe nëse nuk keni përvojën e pritur të viteve ose ndonjë aftësi të caktuar, ka mënyra të tjera për të treguar që jeni akoma të kualifikuar. Nëse thirreni për intervistë, kjo tregon se jeni një kandidat i mirë për pvendin e punës. Nëse gjatë intervistës shfaqet një prej mangësive tuaja, mos u frikësoni. Kjo është mënyra se si ta trajtoni atë:

2. Jini të përgatitur për këtë pyetje: Pse po kërkoni të largoheni nga puna që keni tani?

Është një pyetje standard, por përgjigjia juaj mund të thotë shumë. Çelësi është të jepni një përgjigje të sinqertë, të parashikuar dhe që shmang detajet e tepërta.

3. Pyetjet tuaja janë gjithashtu të rëndësishme

Intervista është një bashkëbisedim, prandaj ju duhet të bëni pyetje gjthashtu. Mbit ë gjitha, u nuk doni të kuptoni se keni bërë një gabim pas disa ditësh punë. Mund të bëni pyetje të thjeshta për të kuptuar se çfarë do të thotë në të vërtetë të punoni aty dhe sit ë jeni të suksesshëm.

4. Kurrë mos u dorëzoni

Mund të jetë një shenjë e mirë kur telefonoheni për intervistë. Por pastaj ju thuhet se vendosën të mernin kandidatin tjetër. Mos hiq dorë, sepse ndonjëherë kompania zgjedh në kandidat të brendshëm.

Ideja e kërkimit për punë përsëri mund të jetë shkatërruese, por këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar dhe pozitivë.