Koronavirusi ka ndalur çdo aktivitet në të gjithë globin. Me rastet e shumta që shtohen çdo ditë, gjasat janë që edhe shumë evente ndërkombëtare, sportive, artisktike a kulturore, të anulohen.
Për shkak të pandemisë, një njoftim i fundit vjen edhe për sa i përket Kompeticionit Europian EURO 2020, i cili është shtyrë në vitin 2021.
Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA ka mbajtur një video-konferencë urgjente, sot, 17 mars.
Federata norvegjeze njofton se kampionati do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik në vitin e ardhshëm.
Sipas BBC-së, vendimi pritet të firmoset më vonë gjatë ditës së sotme.
Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, janë shtyrë dhe kompeticionet e Ligës së Kombeve dhe EURO 2020 për moshat U21, gjithashtu, për vitin e ardhshëm.