LOST Girls është një dramë e re që mbërthen përdoruesit e Netflix përpara historisë tragjike. Por çfarë dimë rreth njerëzve që u ka ndodhur vërtetë kjo histori dhe sa larg shko investigimi?

A mbështetet kjo dramë në një histori të vërtetë? Po, ajo rrëfen ‘gjuetinë’ e Mari Gilbert për të marrë një përgjigje në lidhje me zhdukjen e vajzës së saj.

Ajo që fillon si një rutinë për të kërkuar të humburën Shannan Gilbert, kthehet në një gjueti për një vrasës serial të mundshëm, i cili terrorizon një vijë bregdetare të përgjumur të Long Island.

Në total, nëntë trupa u nxorën nga toka para se eshtrat e një punëtoreje seksi të zbuloheshin përfundimisht të hedhura në një kënetë, në dhjetor të 2011-ës, më shumë se një vit pasi ajo ishte zhdukur në shtëpinë e një klienti.

Për nënën e Shannan-it, Mari-an, ishte e dhimbshme të drejtoje një fushatë të palodhshme për të mbajtur në qendër të vëmendjes zhdukjen e të bijës.

Në këtë dramë, aktorja Amy Ryan rikrijon luftën e saj për drejtësi. Vrasësi, në këtë serial, bëhet shkak për vdekjen e 10 deri në të 16 personave, gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Policia vazhdon ta gjykojë vdekjen e Shannan-it si mbytje aksidentale. Duke refuzuar përfundimin e policisë, Mari mori çështjen në duart e saj dhe punësoi avokatin John Ray për të filluar hetimet.

Nëna e 4 fëmijëve, 52 vjeç, organizoi një autopsy të pavarur nga patologu i njohur mjeko-ligjor, Michael Baden, i cili zbuloi se dëmtimet në trupin e vajzës, përputheshin me mbytjen vetëvrasëse, por policia këmbëngulte se vdekja e saj nuk lidhej me atë të të tjerëve.

Në vitet që kaluan, Mari u bë avokate e viktimave të vrara dhe luftoi për çështjen e vajzës së saj që të rihapej një investigim.

Gati një dekadë më vonë, në janar, policia dha atë që përshkruhej si “provë e padiskutuar më parë”.

Provat janë një fotografi e një rripi që ka të shënuar inicialet WH ose HM, për të cilin policët besojnë se i përket vrasësit dhe jo viktimave.

Ata ende vazhdojnë të mendojnë se vdekja e vajzës nuk lidhet me vdekjet e tjera në zonë, por ndryshuan shkakun e vdekjes në “jo bindës” nga aksidentale.

Edhe sot e kësaj dite, gjuetarja e drejtësisë për  Shannan, Mari-a dhe viktimat e panumërta të vrasësit misterioz vazhdon ende.