Taulant Xhaka dhe partnerja e tij, Arbnora dhanë lajmin se do të bëhen prindër në nëntor të 2019-ës. Në janar të këtij viti, ata u martuan zyrtarisht dhe tani, dy muaj më vonë, familja është zgjeruar me një bebush.
Pak orë më parë, Taulanti ka dhënë lajmin e ëmbël në Instagram, ku ka zbuluar emrin dhe një foto të vogëlushit.
“Mirë se erdhe në botë ëngjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafund. Klevis Xhaka”, -ka shkruar futbollisti përkrah fotos.
Edhe Arbnora ka zgjedhur të njëjtën foto për të ndarë lajmin me ndjekësit.
View this post on Instagram