Në një vend si Shqipëria ku ndërtimet ecin përpara me hapa galopant duke mos respektuar një logjikë urbanistike dhe estetike vende si Belgjika gjejnë mënyra të tjera inovative për të krijuar mikrositeme në përshtatje me ambientin që na rrethon.

TOOP Architectuur ka projektur disa studio arkitekture duke përdorur kontenierë. I përqendruar në dy vende të ndryshme në Belgjikë, në një kopësht në Lokeren dhe në një fshat kodrinor në Westouter- Diptych po studion fleksibilitetin e hapësirave të zyrave dhe marrëdhënien e tyre me ambientin. Studio belge ka marrë në konsideratë përdorimin e kontenierëve me çmim të ulët duke qenë se mund të vendosen kudo dhe mund të transportohen me lehtësi.

Zyra e qytetit është e përbërë nga një vetratë e madhe xhami e cila reflekton kopshtin përreth, ndërsa zyra në fshat është e veshur me panele alumini të cilët e kamuflojnë atë me peisazhin që e rrethon. Në brendësi të dy zyrat janë të veshura me kompesatë- material tipik me kosto të ulët. Qëllimet e studios janë ta shtrinë gamën e prodhimit të këtyre kontenierëve në shumë vende duke krijuar kështu një zinxhir zyrash arkitekture të lëvizshme.

Projekti: Diptych Vendi: Lokeren dhe Westouter, Belgjikë, arkitekt: TOOP Architectuur