Në prag të  agimit të  sotëm, një  re e zezë  ia humbi pastërtinë  gjashtë yjeve në qiellin e Kosovës. Një  shkëndijë  u ndez në  kohën kur duhej të ishte kursyer. Dielli i Kosovë su struk pas reve, me shpresën se një hënë e re do ia risjellë  shkëlqimin. Një  tymnajë politike e pezulloi shqyrtimin e Coronës si objektiv aktual, e shfrytëzoi si shpërqendrim qytetar, për t’i projektuar rrugën planit që me doemos s’do duhej të  mbetej laps në  letër. Albin Kurti është  eksponent politik me patriotizëm të  pashoq, të injektuar në më  të  fundit qelizë , që  s’bëhet shah mat nga oponentë  që  luajnë  me gurët e së  ardhmes. Një shumicë  dërrmuese qytetarësh i mundësuan ca vagonë  në  trenin e qeverisjes, por pamjaftueshmërinë  e        vetëvendosjes. Zëri elektoral i tha se mund të eci në  mandat 4-vjeçar, por vetëm nën paterica, me një  ngjyrim tjetër partiak që  do të  ishte fundi i fillimit të  tij.

Fryma e re, burim i ligjeve shtet-ndërtuese, dje u ndal pasi iu mohua një suport respirator. Një mocion i turpshëm kombëtar, një vijë paralele me shkëlqimin e premtuar, një  skenar plaçkitës për demokracinë  u legjitimua si absurd i heshtur. Ai parlament është  dëshmi se kundërshti ligjvënëse e notë  proteste mund të  jenë  edhe veza e mielli, por askush s’i kishte menduar si instrumente të  gatimit të  çorbës së  stimulimit të  pazareve për llogari vetjake, larg viseve që  do t’iu servirte qeveria e Kurtit. Gazi lotsjellës i dikurshëm, sot rëndon në  sytë  e atyre që  besuan se Kosova do ç’rrënjosej nga dheu që  s’e ushqeu, që  s’uronin kalbjen e saj nga kasti i vjetër politik, që  pohonin aromën e epokës së  re me Kurtin.

Në sytë  e Albinit, lexohet dhimbja s’e Kosova mund të  tkurret në  centimetrat territoriale e kjo është  humbja që  frikshmërisht e tremb, se rojtarët e ujdive s’ia cënojnë  gjumin e larë  në besueshmëri publike. Aksioni politik i tij është  i kahershëm, është  testament se varfëria nga nxënësit politikë  që  bindja qytetare i mbeti në  klasë, pasurohet me lider të  kalibrit të  Albinit.

Kush iu gëzua mocionit politik pë r prishjen e ëndrrës së tij, duhet të  presë  rinisjen e saj si kurrë  më  parë . Ju hartua dështimi foshnjak, por s’u mendua se ai mund të zgjohej sot si hero, sikundër ndodhi. Me Albinin, Serbia e madhe iu tremb Kosovës së  vogël, hulumtoi influencë  të  jashtme si garanci kundër ekonomisë  embrionale, që  iu pasua me vendosjen e taksës. As tifozëria e superfuqive, s’ia fal rezultatin në tavolinë, për sa kohë  jeton politika e Albin Kurtit.

Kosovë, prishe skenën e shfaqjes teatrale politike që luhet me patos nën efektin e ndriçimit të  kamerave. Dije se kur ato shuhen, aktorët përgëzohen për rolet e mashtrimit publik, shpërblehen se i shërbyen interesit të gjithkujt, por të askujt që aspiron për flakën e shpresës tënde. E në një të tillë , ishte tërësisht i gatshëm të  vetëflijohej politikisht, pa skenar por me bindje e zemër, një emër i përveçëm si Albin Kurti. Kryeministri më afatshkurtër, por më  jetë gjati në  leksionet e pashembullta të  ofruara në  auditor, jo online siç ia dikton urdhri i shëmtuar ndërkombëtar, për implementimin e programeve ku jetësohej çdo njësi e interesave kombëtare.

Në unitetet Kosova e së  nësërmes, këndon sot himnin e politikave të  Albin Kurtit, si refren që  rreshtat ia falën me votëbesim të  plotë.