Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja e koronavirus.

Numri total i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 86.

Sonte, më 26.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva, prej të cilave 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetizolim. Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”,- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.