Ndërkohë që Princi Charles është izoluar dhe po punon nga shtëpia e tij, pasi rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit, pjesa tjetër e familjes e shpërngulur në shtëpitë e tjera. Mbretëresha është izoluar në Windsor Castle, ndërsa Princi William, Kate dhe fëmijët e tyre kanë lëvizur nga Londra në Norfolk, në shtëpinë e tyre në fshat, Anmer Hall.

Së fundmi, Kate dhe William kanë postuar në profilin e tyre në Instagram, një video të ëmbël të fëmijëve, si shenjë falënderimi për mjekët. Në oborrin e shtëpisë së tyre, fëmijët mbretërorë – Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis – duartrokasin në nder të mjekëve, infermierëve, farmacistëve dhe të gjithë atyre që po punojnë në mënyrë të palodhur për të ndihmuar të prekurit nga COVID-19.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on

Kjo është hera që parë për këtë vit që shohim Princin Louis, i cili nuk është ekspozuar në publik që pas kartolinës së Krishtlindjeve, në dhjetor të vitit të kaluar.