Këto ditë, më shumë se kurrë ndonjëherë, po rri në shtëpi dhe duket se, më në fund, po shijoj çdo centimetër të hapësirës dhe çdo mobilje që kam blerë me aq dëshirë. Por këto ditë besoj se nuk e kam patur vetëm unë reflektimin mbi çdo gjë që mbajmë dhe kemi në shtëpi. Edhe ju besoj keni kapur ndonjë gabim në konceptimin e apartamentit apo mobilimin e tij; shpresoj të mos jem e vetmja.  

Një nga gjërat që kam menduar kaq shumë këto ditë është: Si nuk e bëra një kënd pune, ku mund të ulem dhe punoj siç duhet? Kështu nuk do kisha letra nëpër krevat, laptop apo në tavolinën e ngrënies. Në fakt, nuk rekomandohet të punosh në krevat e as në divan, për të mos folur pastaj kur ke fëmijë që duhet të lexojnë dhe studiojnë të ulur siç duhet. Meqënëse në apartamentin që jam nuk e kam më mundësinë të krijoj një vend pune, kjo është një nga gjërat e para që do të bëj në shtëpinë time të re, për të cilën nuk kam asnjë plan ende.

Një çështje tjetër që më ka ardhur shpesh ndërmend këto ditë është: Sa nevojë kemi të gjitha ne gratë dhe vajzat e shtëpisë për një "dhomë tharjeje", ku të vendosim lavatriçen, tharësen, tavolinën e hekurit dhe gjithë rrëmujën që i shoqëron ato. Pse nuk e kam dhe unë një të tillë në shtëpi? Pse nuk e menduan ata që e ndërtuan? Po unë pse nuk e mendova më herët? Po një gardërobë të vogël ose një dollap super të madh për t’i vendosur gjërat siç duhet, a mund ta kesh në një apartament të vogël si ky imi?

Kam edhe një dilemë: Sa e madhe duhet të jetë kuzhina dhe si duhet të jetë e organizuar? Kjo që kam, herë më duket shumë e vogël dhe herë më duket ok, varet sa gatuaj, por të paktën ka ajrosje natyrale. Por duket që modeli i kuzhinave të hapura dhe lineare po zëvendësohet nga kuzhinat e veçuara dhe, nëse është e mundur, me ato tërësisht të veçanta dhe me ajrosje.

Ndoshta ju jeni shumë të lumtur me shtëpinë që keni dhe nuk i keni këto pyetje, ose ndoshta kjo imja është sëmundje profesionale, duke qenë se jam pjesë e industrisë së ndërtimit. Ato më sipër janë vetëm disa nga pyetjet që ne, në Orion Construction, i kemi tashmë prej disa kohësh pjesë të standardit për çdo apartament që u propozojmë klientëve tanë. Por sot që jemi të mbyllur në shtëpi, po u shohim vlerën e vërtetë. 

E kush nuk do të donte një super shtëpi luksoze?! Të gjithë ne, megjithëse jo të gjithë mund ta kemi. Por në projektet e fundit të ORION  kemi treguar se PO, mund të kemi kuzhina të veçuara dhe me ajrosje, kënde pune, gardërobë dhe tualete me ventilim natyral në çdo apartament 2 plus 1. Mund të kemi super shtëpi pavarësisht nga zona dhe çmimi i shitjes së apartamentit. Kjo është një nga cilësitë që na diferencojnë në treg dhe faktori që na mundëson t’u ofrojmë klientëve: versionin më të mirë të shtëpisë që duan.

Gjithsesi, në fund të çdo reflektimi mbi shtëpinë, mbetet vetëm një element: pasioni dhe kujdesi për ta bërë shtëpinë një fole që flet për vete dhe për ata me të cilët jeton.