Mbreti i shumë debatuar i Tajlandës është izoluar në një hotel luksoz në qytetin turistik Alpin të Garmisch-Partenkirchen.
Mbreti Maha Vajiralongkorn, tha që kishte prenotuar gjithë Grand Hotel Sonnenbichl, pasi Hoteli me katër yje kishte marrw një “leje speciale” nga këshilli lokal për ta akomoduar.
Oborri i mbretit 67-vjeçar përfshin një "harem" të 20 konkubinave dhe shërbëtorëve të shumtë, raportoi tabloidi gjerman Bild. Është e paqartë nëse katër gratë e tij po jetojnë në hotel me pjesën tjetër të grupit.
Bujtinat dhe hotelet në rajon u urdhëruan të mbyllen për shkak të krizës së koronavirusit, por një zëdhënës për këshillin lokal të rrethit tha se Grand Hotel Sonnenbichl ishte një përjashtim, sepse "mysafirët janë një grup i vetëm, homogjen i njerëzve pa luhatje".
Megjithatë, 119 anëtarë të oborrit ishin dërguar përsëri në Tajlandë me dyshimet se ata kontraktuan sëmundjen shumë ngjitëse të frymëmarrjes.