Koronavirusi u ka marrë jetën edhe një babai 61 vjeç dhe vajzës së tij, 33 vjeçe.
Zyrtarët nuk e besojnë se Sudhir u infektua me Covid-19 në detyrë, pasi hera e fundit që kishte qenë në punë ishte data 7 janar, duke e bërë më të mundur faktin se mund të ishte infektuar diku tjetër.
Por një burim tha: “Një tragjedi absolute. Ai ishte një burrë shumë i dashur dhe i sjellshëm. Çdo oficer i imigracionit po flet për të. Gruaja e tij nuk mund të marrë pjesë në varrim për shkak të rregullave të izolimit. Kjo është kaq e tmerrshme!”
Sudhir, nga Hounslow në perëndim të Londrës, mendohet se ka pasur probleme me shëndetin vitet e fundit, duke e detyruar të mos shkonte në punë në periudha të caktuara.
Por kolegët e tij thanë se kohët e fundit ishte rikthyer në krye të detyrës, si më parë. Pooja, e cila punonte në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Eastbourne, në Sussex, besohet se ka kaluar 3 ditë duke marrë kujdes mjekësor para se virusi të trokiste në jetën e saj.
Nick Jariwalla, drejtor i Forcës Kufitare në Heathroë, tha mbrëmë: "Sudhir ishte një oficer shumë i respektuar, i sjellshëm dhe me përvojë. Ai do të na mungojë shumë të gjithëve. "
Një mik i Pooja-s postoi: “Vërtet më vjen keq kur dëgjova që një nga farmacistet tona dhe mikeshë e imja që nga universiteti, Pooja dhe babai i saj, kanë ndërruar jetë. Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe. Ngushëllime të përzemërta familjarëve të tyre.”
Ata shtuan: "Ju lutemi, ju lutemi,ju lutemi të njoftoni familjen dhe miqtë që ta marrin këtë shumë seriozisht dhe të izolohen, sa më shumë që të jetë e mundur, të paktën për familjet, nëse jo për veten e tyre".
Një punëtor i Heathrow tha: “Shenjat e para të koronavirusit erdhën në dhjetor dhe ne ende po merrnim fluturime nga Wuhan-i, kur filloi pandemia. Ata bënë disa ekzaminime të udhëtarëve para se fluturimet të anulloheshin përfundimisht, por fluturimet nga Kina në përgjithësi vazhduan. Edhe kur ato u kufizuan, ne kishim qindar njerëz që niseshin nga Hong Kong-u me pasaporta kineze. Ata thjesht anashkaluan bllokun. Ne po pranonim fluturime nga Italia veriore deri gjashtë javë më parë. Dhe ka akoma fluturime që vijnë nga Madridi dhe nga SHBA-ja.”
“Gjithçka që na është dhënë për t’u mbrojtur, është një dezinfektues dhe dorashka, por jo maska për fytyrën. Edhe stafi i kontrollit në supermarket i ka këto tani. Kjo është një çmenduri. Ne kishim një pasagjer disa ditë më parë, një serb që fluturoi nga SHBA-ja për të parë të dashurën në Mbretërinë e Bashkuar. Atij iu refuzua hyrja, por SHBA-ja nuk pranoi ta merrte përsëri, kështu që tani ka mbetur emigrant këtu.”- shtoi ai.
Burimi tha se ata ende po pastronin vizat për njerëzit jashtë që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar në mes të kësaj krize. Pse?
"Menaxhimi i mesëm është shumë mbështetës, por drejtorët dhe ndihmësit e drejtorëve, të cilët punojnë nga shtëpia ose në një zyrë, kanë bërë shumë pak për të ndihmuar. Ka ndoshta 300 persona të stafit në secilin terminal. Ata duhej të ishin mbyllur javë më parë.”- përfundoi ai.