Vetëm një muaj më parë ishin ekonomistët ata që spekuluan se vendet e mëdha në të gjithë botën do të pësojnë një recesion. Pastaj, erdhën karantinat! Pastaj ndaluan fluturimet! Fabrikat dhe shumë zyra u mbyllën dhe ekonomia globale ndaloi së marruri frymë.

Sipas revistës së njohur Bloomberg, e cila fokusin parësor e ka në çështjet ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm, shumë profesionistë të fushës dhe zyrtarë të lartë amerikanë u shprehën se vendi po hyn në recesion real. Frika më e madhe e momentit është që e gjithë kjo mund të shndërrohet në një sëmundje të zgjatur me aromë depresioni.

Përditshmëria ka ndaluar, shkollat janë mbyllur në shkallë masive, jeta individuale e gjithësecilit nga angazhimi në familje deri tek bizneset është e kërcënuar seriozisht nga e ardhmja dhe ajo që na pret. Ndërprerja e veprimtarisë njerëzore është realiteti i trishtë mes kombeve dhe shoqërive.

Pezullimet po shfaqen në çdo shkallë të mundshme, nga jeta individuale deri në biznese, kombe, dhe madje edhe në fenomene të dukshme nga hapësira. Pamjet nga orbiterët e imazheve SkySat të kompanisë satelitore Planet Labs Inc. tregojnë se sa e papritur dhe totale ka qenë ndërprerja e veprimtarisë njerëzore.

Foto satelitore Wuhan China, Ura Yangsigang Yangtze në 12 Janar 2020 dhe në Mars 2020
Imazhi i parë i urës së lumit Yingëuzhou Yangtze të Wuhan u mor me 12 janar, një ditë pasi Covid-19 mori jetën e parë në Kinë. Në kohën kur u bë fotografia e dytë, Wuhani u karantinua, Kina kishte 17 vdekjet e tjera dhe fqinjët aziatikë dhe SHBA-t ë numëruan rastet e tyre të para. Sëmundja tashmë kishte përparuar.
Miami Beach në Janar dhe në 20 Mars 2020
Pak vende kanë luftuar aq sa duhet me masat paraprake të lidhura me koronavirusin si Miami Beach, ku sëmundja mbërriti në mënyrë të befasishme. Meqë shteti nuk ngulmoi në mbylljen gjithëpërfshirëse të kufijve, u vendos vetëm pak kohë më parë që shtetrrethimi në plazhe të zbatohej gjatë natës, ku bregdeti duket i boshatisur, ndërsa bizneset që nuk kanë veprimtari thelbësore apo jetike do të duhet të hapen në fasha orare të kufizuara.
Kompania Volkswagen AG në Tianjin, Kinë
Kompania e njohur e automobileve Volkswagen vendosi ndalimin e prodhimit të makinave deri në tre javë, ndërsa CEO Herbert Diess tha se këto masa mund të mos zgjasin shumë duke marrë parasysh "masat drastike të nevojshme për të mbrojtur likuiditetin". Pasi Gjermania u kërkoi prodhuesve të saj më të mëdhenj të ndihmonin në bërjen e maskave dhe ventiluesve për të trajtuar viktimat Covid-19, Volkswagen filloi ndërtimin e kapaciteteve prodhuese në Kinë dhe pamja nga lart tregon qartë mungesën e fluksit dhe punëtorëve në kompani.
Foto satelitore Kaaba Mecca të marra në Janar dhe në 10 Mars 2020
Në zemër të Xhamisë së Madhe të Mekës, vendi më i shenjtë i Islamit, ku miliona myslimanë bëjnë lutjet e përditshme sidmos në ditët festive, gjithçka ka ndaluar. Në kulmin e haxhit që ndodh në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, rreth dy milionë njerëz nga e gjithë bota nisin rrugëtimin drejt këtij tempulli të shenjtë. Arabia Saudite mbylli kufijtë e saj për haxhinjtë ndërkombëtarë. Shteti ndërmori hapa të mëtejshëm për të kufizuar hyrjen në faltore gjatë tre javëve të ardhshme, derisa ai pezulloi përkohësisht të gjitha hyrjet dhe lutjet në 20 mars, duke e lënë gjithçka bosh.
Venecia në Janar dhe në 18 Mars 2020
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte rrëmbeu vëmendjen e Evropës në 8 Mars kur ai urdhëroi bllokimin e Italisë së Veriut, çka përfshiu edhe Venedikun. Një ditë më vonë, ai zgjati bllokimin në mbarë vendin. Brenda disa ditësh nga mbyllja, venecianët u tronditën kur panë që kanalet dhe rrugët ujore u bllokuan. Pa turbullirën e zakonshme njerëzore që i gëlonte ujërat, kanalet dhe urat papritmas ishin të qarta, pa njerëz.