A jeni aq të mirë në gjërat siç mendoni se jeni? Sa i mirë jeni në administrimin e parave? Po në leximin e emocioneve të njerëzve? Sa të shëndetshëm jeni në krahasim me njerëzit e tjerë që njihni? A jeni më mirë se mesatarja në gramatikë? Të dish se sa kompetent jemi dhe si aftësitë tuaja janë ndaj njerëzve të tjerë është më shumë sesa një ngritje e vetëvlerësimit. Kjo na ndihmon të kuptojmë kur mund të vazhdojmë përpara në vendimet dhe instinktet tona dhe kur duhet, në vend të kësaj, të kërkojmë këshilla. Por studimi psikologjik sugjeron që ne nuk jemi shumë të mirë për ta vlerësuar veten saktë. Në fakt, ne shpesh i mbivlerësojmë aftësitë tona.

Studiuesit kanë një emër për këtë fenomen, efekti Dunning-Kruger. Ky efekt shpjegon pse më shumë se 100 studime kanë treguar që njerëzit shfaqin epërsi iluzore. Ne gjykojmë veten më mirë se të tjerët në një shkallë që shkel ligjet e matematikës. Kur inxhinierëve të softuerëve në dy ndërmarrje iu kërkua të vlerësonin performancën e tyre, 32% e inxhinierëve në njërën kompani dhe 42% në tjetrën e vendosën veten në Top 5%. Në një studim tjetër, 88% e shoferëve amerikanë e përshkruanin veten se kishin aftësi mbi mesatare për t’i dhënë makinës. Këto nuk janë gjetje të izoluara. Mesatarisht, njerëzit kanë tendencë të vlerësojnë veten më mirë sesa shumica në disiplina të ndryshme, duke filluar nga shëndeti, aftësitë drejtuese, etika dhe më gjerë.

Ajo që është veçanërisht interesante, është që ata me më pak aftësi, shpesh kanë më shumë të ngjarë t’i mbivlerësojnë ato në masën më të madhe. Njerëzit që në masë të konsiderueshme janë të varfër nga arsyetimi logjik, gramatika, njohuritë financiare, matematika, inteligjenca emocionale, testet e laboratorve mjekësor dhe shahu, kishin tendencë të vlerësonin ekspertizën e tyre, pothuajse aq të favorshme sa ekspertët aktualë.

Pra, kush është më i prekuri nga ky iluzion? Mjerisht, të gjithë ne, sepse të gjithë kemi xhepa të paaftësisë që nuk i njohim. Por pse? Kur psikologët Dunning dhe Kruger përshkruanin për herë të parë efektin, në 1999-ën, ata argumentuan se njerëzit që nuk kanë njohuri dhe aftësi në fusha të veçanta vuajnë një mallkim të dyfishtë.

Së pari, ata bëjnë gabime dhe marrin vendime të dobëta. Por së dyti, të njëjtat boshllëqe të njohurive, gjithashtu i parandalojnë të kapin gabimet e tyre. Me fjalë të tjera, interpretuesve të dobët u mungon ekspertiza e nevojshme për të njohur se sa keq po veprojnë. Për shembull, kur studiuesit studiuan pjesëmarrës në një turne të debatit në kolegj, 25% e ekipeve të fundit në raundet paraprake, humbën gati katër në çdo pesë ndeshje. Por ata menduan se po fitonin pothuajse 60%. Pavarësisht nga një kuptim i fortë i rregullave të debatit, studentët thjesht nuk mund të njihnin kur ose sa shpesh argumentet e tyre nuk qëndronin.

Efekti Dunning-Kruger nuk është çështje e egos që na verbon në dobësitë tona. Zakonisht njerëzit pranojnë deficitet e tyre pasi i zbulojnë. Në një studim, studentët që fillimisht kishin dalë keq në një kuiz logjik, të cilët më pas morën një kurs për logjikë, ishin mjaft të gatshëm t'i etiketonin shfaqjet e tyre origjinale si të tmerrshme. Kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit me një përvojë ose ekspertizë të moderuar, shpesh kanë më pak besim në aftësitë e tyre. Ata dinë sa duhet të dinë se ka shumë që nuk dinë.

Ndërkohë, ekspertët priren të jenë të vetëdijshëm se sa njohuri kanë. Por ata shpesh bëjnë një gabim tjetër: supozojnë se të gjithë të tjerët janë gjithashtu të ditur. Rezultati është që njerëzit, pavarësisht nëse janë të aftë ose shumë të aftë, shpesh ngecin në një flluskë të vetë-perceptimit të pasaktë. Kur ata nuk janë të aftë, nuk mund t'i shohin gabimet e tyre. Kur janë jashtëzakonisht të aftë, nuk e kuptojnë se sa të pazakonta janë aftësitë e tyre. Pra, nëse efekti Dunning-Kruger është i padukshëm për ata që e përjetojnë atë, çfarë mund të bëni për të zbuluar se sa i mirë jeni në gjëra të ndryshme?

 Së pari, kërkoni përgjigje nga njerëzit e tjerë dhe merrini parasysh edhe nëse është e vështirë për t’i dëgjuar. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, vazhdoni të mësoni. Sa më shumë njohuri të kemi, aq më pak mundësi ka për vrima të padukshme në kompetencën tonë.

Ndoshta gjithçka vlen për atë proverbë të vjetër: Kur grindeni me një budalla, së pari sigurohuni që personi tjetër nuk po bën të njëjtën gjë.