Një burrë në Morristown, New Jersey, është bërë viral pasi u filmua duke mbajtur një shënim, me anë të të cilit falënderonte stafin mjekësor për shpëtimin e jetës së gruas së tij.

Kur familjet kanë një të person të dashur që vuan nga koronavirusi, shpesh nuk lejohen t'i vizitojnë ato për shkak të nevojave të izolimit. Kjo do të thotë se shumë njerëz të sëmurë dhe të dashurit e tyre janë ndarë në kohën kur kanë më shumë nevojë për njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, në departamentin e urgjencës në Qendrën Mjekësore Morristown, në New Jersey, një burrë gjeti një mënyrë kreative për të falënderuar ekipin që i shpëtoi gruan.

"Faleminderit të gjithëve në urgjencë që shpëtuat jetën e gruas time. Unë ju dua të gjithëve, ” lexohet në poster. Burri gjithashtu duket se po mban dorën mbi zemrën e tij.

Identiteti i zotërisë është ende i paqartë dhe infermierët nuk e dinë cila nga pacientet ishte gruaja e tij. Prandaj, nuk është konfirmuar ende nëse gruaja kishte koronavirus. Sidoqoftë, gjasat që të ketë qenë koronavirus janë të larta, pasi virusi ka infektuar më shumë se 4,000 njerëz në këtë vend.

Infermieret që u gjendën aty, ishin ato që e fotografuan. Megjithatë, vetë fotografia tregon një histori të njohur për shumë njerëz, pasi nevojat për të zbatuar izolimin janë bërë drastike. Izolimi jo vetëm ndan njerëzit e prekur nga të dashurit e tyre, por edhe i ndalon të shprehin mirënjohje për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët kanë luftuar fort.

Gjesti i zotërisë ishte padiskutim prekës për stafin. Ndërkohë që jeta e shumicës së njerëzve është izoluar, ajo e stafit mjekësor vetëm është përshpejtuar dhe është bërë më kaotike.

Kjo fotografi na preku të gjithëve. Është e mahnitshme të shohësh jo vetëm stafin, por të gjitha katet e spitalit që mblidhen së bashku gjatë kësaj kohë sfiduese.

Mesazhet prekëse të dorëzuara në mënyra inovative kanë qenë të zakonshme kohët e fundit. Një pacient tjetër i shëruar nga koronavirusi u bë po ashtu viral, pasi la një mesazh prekës në dhomën e tij të izolimit për stafin mjekësor, që kujdesej për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cleveland Clinic (@clevelandclinic) on

Gjatë qëndrimit në Klinikën Cleveland, personeli përdori murin prej qelqi për të komunikuar me një njeri të paidentifikuar për të shmangur rrezikun e kontaminimit të COVID-19.

“Kjo dritare, ka qenë dritarja më me ndikim në jetën time. Në ditët kur ju pash të punonit fort për të më mbajtur mua dhe të tjerët gjallë, në pamundësi për t’ju falënderuar për kohën që derdhët mbi mua dhe megjithëse nuk do ta kem kurrë mundësinë për të derdhur të njëjtën dashuri dhe mbështetje mbi ju, dua ta dini se jeni të gjithë yje që shkëlqeni.”

Mirënjohja është e vetmja gjë që kemi mundësinë të japim në çdo kohë. Megjithë kufizimet e përcaktuara nga pandemia e tanishme, ne mund të gjejmë një mënyrë për të mbështetur heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor, së pari duke respektuar rregullat e distancës sociale.

Mënyra të tjera përfshijnë dhurimin e furnizimeve, bërjen e donacioneve financiare ose shfaqjen e mbështetjes tuaj duke përdorur hashtagun #fightingcoronavirustogether në mediat sociale. Mos harroni, ne u duhemi atyre më shumë se kurrë, prandaj le të shfaqemi për ta në mënyrën më të mirë që mundemi.