Aktorja e famshme e Gossip Girl paska qenë duke na mbajtur një sekret, por paparacët e kanë nxjerrë zbuluar. Leighton Meester do të bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmi është bërë i ditur nga Daily Mail që ka publikuar disa foto të aktores të shkrepura nga paparacët, ku shaqet me bashkëshortin dhe vajzën e saj 5-vjeçare dhe ai që bie në sy më shumë se çdo gjë tjetër është barku i rrumbullakosur i Leighton.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Adam Brody, sollën në jetë vajzën e tyre Arlo Day Brody, në vitin 2015. Në një intervistë të mëparshme për Rafinery29, Leighton është shprehur se adhuron të flasë për familjen e saj, por mundohet ta shmangë, pasi dëshion të flitet për punën dhe jo për jetën e saj private.

Kështu që, mund ta kuptojmë pse na i ka mbajtur sekret këtë lajm kaq të madh... Ose jo!