Themeluesi dhe CEO-ja i Amazon, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollar për organizatën jofitimprurëse, Feeding America, që ndihmon bankat e ushqimit të ushqejnë familjet në nevojë. Miliarderi amerikan e bëri të ditur donacionin në llogarinë e tij në Instagram, ku citoi se përhapja e koronavirusit ishte shkaku që ai vendosi të bënte një donacion të tillë.

“Edhe në kohë të zakonshme, pasiguria për ushqim në familjet amerikane është një problem i rëndësishëm dhe fatkeqësisht, COVID-19 po e shton edhe më shumë stresin. Bankat jofitimprurëse të ushqimeve varen nga tepricat në bizneset e ushqimeve. Për shembull, shumë restorante dhurojnë ushqimin që tepron. Por gjatë kësaj kohe të distancimit social, restorantet janë të mbyllur, ashtu si shumë biznese të tjera nga sigurohej ushqim. Për t’i përkeqësuar gjërat më shumë, kërkesa rritet ndërkohë,” –shkroi Bezos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos) on

Bezos nëpërmjet kompanive të tij ka qenë duke kontribuar vazhdimisht gjatë kësaj pandemie, por iu desh të përballej edhe me kritika të shumta, pasi Amazon shtoi një buton “Dhuroni”, në faqen e saj. Shumë njerëz reaguan negativisht ndaj kësaj gjëje, duke shtuar se kjo ishte e tepërt që një kompani 1 trilion dollarëshe, si Amazon, të kërkonte donacione për të mbajtur në punë punonjësit. Më vonë, Amazon sqaroi në një deklaratë për CNET, se nuk ishte duke kërkuar donacione.

Po ashtu, punonjësit e Amazon ngritën shqetësime që edhe pse ishin duke punuar në këtë kohë pandemie, nuk ishin furnizuar me masa mbrojtëse dhe dezinfektantë. Bezos nuk u përgjigj personalisht, por Amazon bëri të ditur për publikun se kishte marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te punonjësit, duke mundësuar aparate për matjen e temperaturës dhe maska N-95.

Burimi: Business Insider dhe Forbes