Për të mirën e të gjithëve, ditët në vazhdim duhet t’i kalojmë në shtëpi, duke u lidhur kështu më shumë me hapësirën ku jetojmë. Për shumicën nga ne, shtëpia është sinonim i një hapësire të vogël, me shumë pro dhe kundër, sidomos kur të qëndruarit brenda kthehet në një domosdoshmëri. Këtë periudhë izolimi, kemi nevojë të jetojmë në shtëpi në një sens psikologjik, përveç atij fizik, me ndjesi pozitive dhe siguri.
Ndërkohë që rezulton e vështirë të ndash një hapsirë të vogël për shumë orë me persona të tjerë, nga ana tjetër, një mini-apartament, nëse është i organizuar në mënyrën e duhur, mund të kthehet në një copëz të çmuar për të bërë aktivitete që i bëjmë edhe jashtë. Kalojmë kaq shumë kohë jashtë shtëpisë, saqë nevoja për të jetuar në një hapësirë të madhe është ridimensionuar. Mjaftojnë 25m² të mirëmenduar. Të jetosh në shtëpi të vogla, është tashmë një tendencë universale, mjafton të mendosh për apartamentet e Milanos, studiot e Parisit, garsonieret e Nju Jorkut ose për shtëpitë në Bankok.
Në fakt, mikro-jetesa është e bukur atëherë kur shtëpia është e projektuar në mënyrë të tillë për të ndarë hapësirat. Një shtëpi që respekton mënyrën tonë të jetesës është e përbërë nga ambiente që na ofrojnë privatësi, siguri dhe qetësi.
Shtëpitë e vogla mund të jenë të bukura dhe funksionale, ashtu si ato me hapësirë. Sigurisht, sa më e vogël të jetë hapësira, aq më i vështirë është projektimi i saj, por le të mendojmë për shtëpitë e vogla ose për ato projekte që transformojnë zonën e ditës në një zonë nate, duke e bërë hapësirë shumëfunksionale.
Ndërsa jemi të detyruar të qëndrojmë brenda në shtëpi, le te provojmë të jetojmë në hapësirën private me emocion, duke rizbuluar kënaqësinë e të ndenjurit në shtëpi. Kjo situatë emergjence do të na çojë të riprojektojmë hapësirat tona në një mënyrë më optimale dhe më harmonike të menduar për kë jeton vetëm dhe jo, sidomos në shtëpi të vogla.