Më pëlqen shumë filmi “500 Ditët e Verës”. Për ata prej jush që nuk e kanë parë: skena e veçantë për mua, është skena ku Tom (Joseph Gordon-Levitt) merr pjesë në festën e Verës (Zooey Deschanel) pas disa kohësh. Kur Tom arrin, ekrani ndahet në dy pjesë: pritshmëritë në të majtë, realiteti në të djathtë.

Në të majtë, pra në anën e pritshmërive, gjithçka shkon sipas planit të Tom për të rindërtuar romancën. Ata e kalojnë natën së bashku, humbasin në bisedë, përpara se të përqafohen në një moment pasioni. Në të djathtë, "realitet", Tom kalon pjesën më të madhe të natës vetëm, duke u dehur në mënyrë progresive, përpara se t’i thyhej zemra kur zbuloi se Vera është fejuar me dikë tjetër.

Ashtu si Tomi, kur bëhet fjalë për romancë, shumica prej nesh kanë pritshmëri deri në një farë mase, pritshmëri që nuk përputhen me realitetin tonë. Ta që kanë një partner mund të kenë imazhin e Hollivudit, se si të kalojnë kohë me të dashurin gjatë vetizolimit… luftë me jastëk, darka me qirinj të ndezur dhe shumë seks… Diçka e tillë.

Në realitet, izolimi i vetvetes është një provë e madhe për të gjithë çiftet. Pavarësisht statusit që keni, këtu janë 7 këshilla për të lehtësuar tensionin dhe për të mbajtur të ndezur zjarrin romantik.

1. Menaxhoni pritshmëritë

Filloni duke eksploruar pritshmëritë që ju dhe partneri keni. Sigurimi se jeni të dy në të njëjtën faqe gjatë gjithë kësaj kohe do të shmangë çdo konflikt të madh.

Së bashku, shkruani një listë të pritshmërive që keni. Jini sa më të hapur që mundeni. Kjo nxjerr në pah pikat e verbra osë keqkuptimet midis jush. Nga ana tjetër, kjo krijon mundësinë e të kuptuarit se ku jeni të dy.

2. Çojini pritshmëritë deri në perfeksionizëm

Pritshmëritë janë të lidhura ngushtë me perfeksionizmin. Të dy janë ide të parashikuara mbi realitetin, si pritjet romantike të Tomit. Realiteti i situatës aktuale të koronavirusit është i vështirë dhe i pashembullt: ne po hyjmë në një periudhë të panjohur ku lëvizja jonë dhe jeta e përditshme janë të kufizuara në mënyrë të ashpër.

Eksploroni standardet që mund të vendosni tek partneri dhe vetja juaj. Kjo do të thotë se të besuarit në ju duhet të ekzistojë gjithë kohën, mund të zhgënjeheni nga partneri ose mund të ndjeni sikur duhet të jeni gjithmonë në humor të mirë. Tani është koha për t'i lënë gjërat të rrëshqasin dhe për të punuar së bashku si ekip.

3. Respektoni emocionet e njëri-tjetrit

Ndërsa përjetojmë këtë pandemi globale në mënyrë kolektive, secili nga ne po vuan në mënyra individuale. Është një kohë e ankthit të lartë, pasigurisë dhe pikëllimit për jetën që nuk jemi në gjendje ta jetojmë plotësisht për momentin. Emocionet e vështira nga trishtimi i fortë, zemërimi ose frika, mund të dalin në sipërfaqe.

Kur përjetoni emocione të vështira, përdorini ato si një mjet për të nënvizuar se ku mund të ketë pritshmëri të paplota ose standarde të larta. Me një partner, është e mundur që emocionet e vështira të dalin në sipërfaqe në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë se mund ta gjeni veten në një situatë, ku emocionet janë të larta dhe është e vështirë për të dy ju që t’i shihni gjërat nga një perspektiivë e balancuar.

Në këto situate, merrni përsipër atë që është e juaja dhe bëni më të mirën për të kuptuar perspektivën e partnerit. Bëni çmos për ta kuptuar dhe mbështetur partnerin në kohën kur ka më shumë nevojë.

4. Përcaktoni kohën për të komunikuar hapur

Nëse keni angazhime në lidhje me punën, ose duhet të shkolloni fëmijët në shtëpi, të gjesh kohën për të qenë së bashku nuk do të jetë e lehtë, pavaësisht nga vetizolimi. Në vend që të mbështeteni në kohë ‘ashtu si duhet, gjeni kohë për të diskutuar hapur në lidhje me situatën.

Kjo do të thotë të krijoni hapësirë për njëri-tjetrin për të diskutuar për gjendjen emocionale, çfarë ju sfidon, çfarë funksionon dhe çfarë jo. Jepini mundësi njëri-tjetrit për të shprehur veten duke mos gjykuar. Kjo nuk ka të bëjë me fajin, por me të folurit hapur.

5. Respektoni kufijtë e njëri-tjetrit

Të kërkosh hapësirë është diçka normale. Ndjenja e pasaktë është në rregull. Vendosja e kufijve në këtë situatë do të thotë të jesh i qartë se çfarë funksionon për ju, cilat janë nevojat tuaja, si mund të plotësohen këto nevoja. E njëjta vlen edhe për partnerin tuaj. Kompromisi dhe dhembshuria janë pjesë e procesit, natyrisht.

Keni nevojë për më shumë kohë të rrini vetëm se partneri? Bëni biseda kur keni nevojë të tërhiqeni dhe mendoni të përcaktoni një hapësirë në shtëpinë tuaj, ku mund të shkoni dhe të kaloni kahë pa ju ndërprerë kush. Kur vendosni kufirin, mos harroni se asgjë nuk është personale. Është e shëndetshme të qëndroni të lidhur ngushtë, port ë pavarur energjikisht.

6. Argëtohuni

Mos harroni arsyet që ju tërhoqën për të qenë bashkë. Eksplorojini këto cilësi duke luajtur, duke u bërë ‘budalla’, pra bëni rrëmujë përreth. Në të njëjtën mënyrë, përqafoni hjen e njëri-tjetrit dhe tregoni pranimin e personi të bukur të papërsosur, me të cilin ndani hapësirën dhe kohën.

Marrëdhëniet romantike kanë potencial shërues. Kjo kërkon punë, sigurisht, por vetë-izolimi mund të forcojë marrëdhënien tuaj.