Dizajneri italian i këpucëve luksoze, Sergio Rossi, ka vdekur në moshën 84-vjeçare, pasi u shtrua në spital me koronavirus.

Dizajneri legjendar vdiq dje, në një spital në Cesena, në rajonin e shkatërruar nga virusi.

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e bëri të ditur Luciana Garbuglia, kryebashkiake e San Mauro Pascoli ku jetonte Rossi.

Pasi ishte shtruar në spital disa ditë më parë në Cesena, në Emilia-Romagna, një nga rajonet e goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit, legjendari i modës raportohet të ketë vdekur nga sëmundja.

Pas dha lajmin mëngjesin e së premtes, administratori i kompanisë, Riçardo Sciutto, tha për 'Women Wear Daily': “Ishte një mjeshtër, ka qenë kënaqësi e madhe që e takova. Ai ishte udhëheqësi ynë shpirtëror dhe sot është më shumë se kurrë".

Këpucët “Rossi” u përdorën nga stilistë si Azzedine Alaïa, Versace dhe Dolce & Gabbana në koleksionet e tyre, dhe po ashtu janë veshur nga të famshëm nga Lupita Nyong’o e deri në Rihanna, Paris Hilton e deri te Laura Dern.