Në fillim të marsit, Katy Perry dha lajmin e shtatzënisë papritur dhe në një mënyrë origjinale. Ajo thjesht u shfaq me barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës “Never Worn White”. Pas publikimit të klipit, ajo shkroi në rrjetet sociale se më në fund nuk i duhej ta fshihte më barkun duke mbajtur ndonjë çantë para.

Pak orë më parë, këngëtarja ka zbuluar edhe gjininë e bebit, që me sa duket qenka një vajzë. Ajo ka postuar në Instagram një foto të partnerit të saj, Orlando Bloom, me fytyrën të lyer me shkumë rozë.

“ð??? Është vajzë ð???”, -shkruan këngëtarja përkrah fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

Katy do të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa Bloom do të bëhet baba për herë të dytë, pasi ka një djalë 8-vjeçar me modelen Miranda Kerr.