Punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të betejës kundër pandemisë koronavirus janë heronjtë e botës tani. Ata po vënë jetën e tyre dhe familjet në rrezik për të shpëtuar tonën. Shumë njerëz kalojnë nëpër këtë luftë, ndërsa vetizolohen gjithashtu.

Kohët e fundit, Jimmy Kimmel dhe Jennifer Aniston dëgjuan për Kimball Fairbanks, një infermiere kardiovaskulare nga St. George, Utah, e cila ishte kujdesur për pacientët COVID-19, deri sa përfundoi e infektuar me virusin.

Kimball ndau një postim të fuqishëm në Instagram duke treguar historinë se si ajo zbuloi se ajo kishte virusin. Ajo ishte kujdesur për një pacient, i cili rezultoi pozitiv. Teksa theksoi se "sepse dikush kishte zgjedhur të udhëtonte në vend që të qëndronte në shtëpi", ajo gjithashtu ra pre e virusit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kimball Fairbanks (@kimballalyse) on

Ajo ishte ndjerë sikur të ishte “goditur nga një tren”. Kur u testua, rezultati doli pozitiv. Ndërsa nuk është goditur fort nga virusi, ndryshe nga shumë të tjerë të pafat që i janë nënshtruar atij, vetizolimi ka qenë më i vështiri për të.

Vëtizolimi për të nënkuptonte që nuk mund të ishte me 2 fëmijët, një 4-vjeçare dhe një 18 muajshe, të dyja vajza , nga frika se mos i infektonte. Për më tepër, vetizolimi e pengon të ndihmojë gjatë kësaj pandemie, teksa kolegët janë ende duke luftuar me rritjen e nurmit të rasteve çdo ditë.

Historia e Kimball së shpejti tërhoqi vëmendjen e Jimmy Kimmel, i cili e ftoi në shfaqjen e tij, në mënyrë që të mund të ndante historinë e saj. Sidoqoftë, ajo nuk e kishte idenë se do të merrte një surprizë nga askush tjetër përveç Jennifer Aniston.

Jennifer iu bashkua bisedës me video për të surprizuar Kimball dhe i drejtoi një mesazh prekës.

Thjesht duhet të them, Zoti të bekoftë ty dhe të gjithë ju që jeni atje duke bërë atë që po bëni. Ju jeni thjesht fenomenalë.

Aniston dhe Kimmel nuk u ndalën këtu, sidoqoftë. Ata vendosën ta ndihmojnë gruan, që nuk mund të gatuajë as vaktet e saj tani, me një kartë dhuratë prej $ 10,000 në Postmates (platformë e porositjes dhe shpërndarjes së ushqimeve).

Megjithatë, ata kishin një surprizë edhe më të madhe. Kimball nuk është e vetmja e prekur nga kjo krizë, kështu që ata ia kaluan dhuratën edhe infermierëve të tjerë që punojnë me të.

Për më tepër, Postmates, ka ofruar bujarisht karta për të gjithë infermierët, kështu që edhe ata mund të porosisin në rastet e rralla që mund të shkojnë në shtëpi dhe të pushojnë.

Vetizolimi mbaroi dhe ajo ishte në gjendje të shihte përsëri vajzat. Dhe një gjë tjetër, ajo mezi pret të rikthehet në punë, për t’i ndihmuar njerëzit edhe një herë.

Kimball është vetëm një shembull i shumë njerëzve që kanë treguar se profesioni i tyre është më shumë sesa një jetesë për ta. Më e pakta që mund të bëjmë është të dëgjojmë këshillat e tyre.