Brooke Baldwin, gazetarja e njohur e CNN, është infektuar me koronavirus. Lajmin se rezulton pozitive ndaj Covid-19, gazetarja e postoi në llogarinë e saj në Instagarm të premten.

“Jam mirë. Papritur fillova të ndieja të dridhura, dhimbje dhe ethe”,- shkroi Baldwin në Instagram.

Chris Cuomo ishte i pari gazetar i CNN që rezultoi pozitiv në fillim të javës dhe pas tij, edhe Balwin, pas testit, është infektuar nga virusi.

Ajo tha se po ndjek të gjitha masat e duhura dhe se po mban distancimin shoqëror që po praktikohet nga të gjithë në çdo vend të botës.

Por tregoi se është e shëndetshme dhe mezi pret të kthehet në televizor.