Një ilaç kundër morrave, zgjebes dhe disa llojeve të parazitëve po jep efekte tepër të mira edhe kundër koronavirusit. Ivermektina është ilaçi që po testohet nga shkencëtarët australianë në Universitetin e Melburnit dhe sipas shkencëtarëve, i shëron pacientët brenda 48 orëve.

Zbuluam që një dozë e vetme nga ky ilaç është në gjendje të pengojë shumimin e virusit brenda 48 orëve. Konstatuam reduktim drastik që në 24-orëshin e parë të përdorimit, por duhen 48 orë që të ndalojë plotësisht shumimin”,- tha drejtuesi i kërkimit shkencor.

Iverkemtina është një ilaç që përdoret prej viteve ’80 dhe është tregtohet gjerësisht nëpër farmaci. Shkencëtarët thonë se e kanë ende të paqartë mënyrën e veprimit ndaj koronavirusit në organizëm dhe kjo ka nevojë për më tepër studim.

Megjithatë sipas tyre, ilaçi eliminon të gjitha ARN-të e viruseve duke i penguar të hyjnë në qeliza. Ekspertët kërkojnë nisjen zyrtarisht të provave tek njerëzit për këtë ilaç.

Ata lëshojnë një thirrje të fortë që konsumatorët të mos e përdorin Ivermektinën pa u konsultuar me mjekët, pasi kjo mund t’u rrezikojë jetën.

Përdorimi i disa ilaçeve për sëmundje të tjera si Hidroksiklorokina, për të cilin nuk ka ende prova shkencore që faktojnë efektshmërinë kundër koronavirusit, u ka marrë jetën disa përdoruesve që e kanë marrë atë me nismë personale.