Shumë ditë të mbyllur në shtëpi! Ditë të tëra me një aktivitet fizik të ulët. Momente te mbushura me ankth dhe nivel stresi të lartë për atë që po ndodh në vendin tonë, por edhe në të gjithë botën. Gatimi, ushqimi ka qenë një nga kënaqësitë e vetme të këtyre ditëve. Por pas një muaji ku Shqipëria është në karantinë, “shtimi peshës” është një tjetër shqetësim i shtuar në listën e problemeve tona. Dhe pyetja që shtrohet është sesi mund të ruajmë peshën, si mund t’i shpëtojmë kileve të tepërta gjatë qëndrimit në shtëpi?

1. Vendosni orare 

Rregulli dhe vendosja orareve rreth vakteve kryesore do ju ndihmojë të shmangni konsumimin e ushqimeve të panevojshme gjatë ditës. Do jeni të organizuar dhe do keni në kontroll ushqimin dhe jo ushqimi ju. 

2. Niseni ditën me pije detoks

Organizimi gjatë natës akumulon mbetje toksike kjo dhe në varësi  të ushqimeve që keni konsumuar një ditë më parë. Pastrojeni trupin duke e nisur ditën me dy gota ujë ose me një gotë ujë me ½ limon të shtrydhur. Përshpejton metabolizmin, largon të gjitha papastërtitë nga organizmi duke përmirë suar dhe punën e aparatit tretës.

3. Një mëngjes me proteina, fibra dhe karbohidrate

Mëngjesi është vakti kryesor i ditës dhe në rastin kur duam të dobësohemi. Ai duhet të jetë i pasur, i bollshëm dhe t'ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Por mos harroni duhet të jetë i shëndetshëm. Tërshëre me kos dhe fara Chia, një tost me vezë dhe krem avokado do ishin dy nga shumë altrenativa që mund të zgjidhni. Pa harruar smoothie me banane, fruta apo perime.

4. Konsumoni një  darkë  proteinike

Darka duhet të jetë një vakt në të cilin ne duhet të bëjmë zgjedhje të zgjuara nëse nuk duam të shtojmë në peshë. Konsumojeni 2-3 orë para se të shkoni në shtrat për të fjetur kështu do i jepni mundësi organizmit të proçesojë ushqimin. Pa harruar që darka duhet të jetë vakti më i lehtë dhe më i varfër në përmbajtjen kalorike. Në mbrëmje në mënyrë absolute eliminoni konsumimin e brumërave, ëmbëlsirave, orizit, pastave dhe bukës. Por cilat do ishin zgjedhjet ideale për darkë? Një supë, një sallatë proteinike, perime të ziera apo kos me fruta. 

5. Frutat në sasinë e duhur

Dëgjoni çdo ditë këshilla për konsumimin e sa më shumë frutave dhe perimeve. Janë shumë të shëndetshme, por çdo ushqim i ngrënë më shumë se sasia lejuar përkthehet në kile të tepërta. Përdorni deri në dy fruta në ditë, dhe nëse luleshtrydhet, boronicat janë të preferuarat tuaja kjo do ua lehtësonte proçesin e mbajtjes së trupit në formë. Janë të ulta në kalori, kanë përmbajtje të lartë uji dhe kanë veti të larta antioksiduese.