Qëndro i sigurt, qëndro në shtëpi, por edhe në qoftë se të duhet të dalësh jashtë, atëherë vendos një maskë. Sidoqoftë, në mungesë të masave mbrojtëse nga koronavirusi që ka goditur të gjithë botën, shumë njerëz janë treguar më kreativë në këtë drejtim.
Më shumë se 300 mijë të prekur nga koronavirusi janë të raportuar në të gjithë botën, por rastet po rriten çdo ditë në mënyrë të frikshme. Kjo do të thotë që edhe shumë marka të ndryshme në botë do të vënë në punë fabrikat e tyre për të prodhuar sa më shumë maska. Vendet e prekura si: Italia, Spanja dhe Kina, janë vënë në lëvizje për të krijuar sa më shumë maska dhe veshje spitalore.
Nuk është për t'u habitur që duke pasur mungesa, njerëzit duan të mbrojnë veten dhe të dashurit - dhe kjo ka bërë që disa prej nesh të krijojnë lloj-lloj mënyrash të çuditshme për të mbrojtur veten.
Shikoni se sa krijues mund të jenë disa njerëz.