Kryeministri britanik, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.

Johnson u shtrua dje në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, pas përkeqësimit të gjendjes dhe shtrimit në terapi intensive, Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë atë në drejtimin e qeverisë, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë britanike.

Raab është testuar negativ për koronavirusin, pasi disa ditë më parë kishte shqetësime dhe kollë të vazhdueshme.

Po ashtu, raportohet se nëse ndihmësit kryesorë të Johnson, Dominic Cummings dhe Lee Kain, do të shfaqnin probleme me shëndetin, do të zëvendësohen nga drejtori i fushatës konservatore Isaac Levido.