Receta e radhës për ju amvisa vjen nga një grua që ka passion kuzhinën dhe të bukurën! Eksperiencat profesionale i ka të foksuara në fusha tërësisht të ndryshme nga gastronomia, por duket se mëmësia, e mbi të gjitha karantina në shtëpi këto ditë ia ka nxjerrë në pah talente të fshehura. Dhe pjatat e shijshme dhe të shëndetshme duket se janë një prej tyre. Rudina Kastrati bashkë vjen me një recetë të këndshme për të gjitha ju amvisa, si edhe me një prezantim të shkurtër të vetes që nuk duhet humbur!
Unë quhem Rudina Kastrati (31 vjeç) dhe jetoj në Durrës. Jam lumturisht e martuar dhe mama e një vajze të vogël bukuroshe që quhet Hana.
Kam studiuar menaxhim biznesi në Universitetin e Neë York-ut në Tiranë dhe kam ushtruar profesione në fushën time si Koordinatore Projekti, Drejtoreshë Marketingu, Drejtoreshë Ekzekutive në sektorin privat, etj.
Pasioni për gatimin më ka nisur relativisht vonë, mund të them rreth gjashtë vite më parë. Si unë dhe bashkëshorti dashurojmë udhëtimet, dhe pasioni për ushqimin nisi fillimisht nga dëshira për të provuar dhe eksperimentuar pjata të ndryshme, stile të ndryshme të të gatuarit në vendet që mund të kemi frekuentuar. Sa më shumë provoja, aq më kritike dhe e qartë bëhesha në atë që preferoja. Për një kohë të gjatë mikeshat e mia më sugjeronin të kisha në fokus të bërit “Food Critic”, por të jemi të ndershëm, nuk kam as shkollimin dhe as backgroundin për ta bërë këtë gjë. Fillova ngadalë të gatuaja me shumë kujdes vaktet në shtëpinë tonë duke i kushtuar gjithmonë e më shumë rëndësi detajeve, por duke i qëndruar pjatave të thjeshta. Kështu, ndër vite mu përmirësua si "nuhatja" ashtu dhe "syri" në lidhje me çdo gjë që kishte të bënte me ushqimin.
Ideja për krijimin e blogut ka qëndruar shumë gjatë "pending" si pasojë e mungesës së kohës duke qenë se kam qenë shumicën e kohës e angazhuar në punë. Pasi u bëra mama vendosa të marrë kohën e nevojshme e t’i përkushtohem vajzës, dhe njëkohësisht fillova të mbledh ide e të koleksionoj foto për blogun. Spunton kryesore e mora gjatë periudhës së karantinës normalisht (karantina ka nxjerrë në pah talentet e të gjithëve). Unë kam fatin që kunata ime, Marlein Topçiu është një fotografe e re, por me shumë talent. Bashkë kemi bërë disa shkrepje mendoj interesante. Unë kam përgatitur recetat dhe kam bërë food styling, ndërsa Marli ka bërë shkrepjet dhe editimin. Urojmë që t’i kthehemi normalitetit sa më parë në mënyrë që të plotësojmë këndin tonë të fotografimit me elemente të tjerë në mënyrë që fotot të vijnë gjithmonë të freskëta dhe me elementë të rinj.
View this post on Instagram
Ravioli 4 djathërat me gjalpë sherebelë dhe dardhë!
Përbërësit:
(Për 4 persona)
500g Ravioli të freskëta (unë preferoj linjën e të freskëtave Divella)
2 dardha mesatare
5-6 gjethe sherebelë
50g gjalpë (mund të përdorni edhe më shumë apo më pak, sipas deshirës)
Arrë moskat
Piper
View this post on Instagram
Përgatitja:
Ndërkohë që vendosim raviolit në ujë të vluar me kripë në një tigan hedhim gjalpin, dardhat e prera në feta të holla (ose edhe në kubikë nëse dëshironi) dhe gjethet e sherebelës. Sapo marrin pak ngjyrë të artë i shtojmë 2-3 lugë gjelle nga uji i makaronave dhe menjëhere kalojmë raviolit në tigan duke i kavardisur me kujdes që të marrin aromën e gjalpit dhe sherebelit. Pasi i servirim në pjatë i grijmë pak arrë moskat dhe piper për shije dhe aromë. Kaq e thjeshtë!