Të festosh për dashurinë është ndër gjërat më të bukura që mund t’i ndodhë njeriut. Po të festosh dashurinë dhe jetën njëkohësisht? Është një gëzim i dyfishtë dhe s’ka gjë më të mrekullueshme për një çift të ri. Në fejesën e Lorelës dhe Arbrit, të realizuar nga Class Events, ishin të pranishëm edhe dy bebushët e tyre, që ende nuk kishin ardhur në jetë, prandaj u konceptua që të ishte një ditë e dedikuar jo vetëm për mamin dhe babin, por edhe për ta. Për këtë arsye u bë një festë fejese dhe baby shower-i, të dyja në një.
Tema e festës nuk mund të ishte më e përshtatshme se “Celebreting love and life” – “Të festosh për dashurinë dhe jetën”. Stili i dekorit ishte ndryshe nga ata që përdoren zakonisht për baby showers dhe u ndërthur stili modern me atë boho.
Ngjyrat që mbizotëronin ishin okër, blush, bezhë dhe e bardhë. Këndi i fotove u dekorua me një kompozim të madh me tullumbace nude dhe me një shprehje në neon “Twins on the way” – “Binjakët janë rrugës”.
Edhe torta u përshtat me temën dhe ishte e thjeshtë në nuancat e së bardhës me disa prekje të ngjyrës së arit. Ashtu si pjesa tjetër e ambientit, edhe torta u dekorua me pampas dhe me 2 trëndafila; në ngjyrë blush dhe bezhë.
Për të pritur të ftuarit u përdorën dy tavolina të gjata me mbulesë të bardhë, secila për 50 persona. Sipër tyre u vendosën kompozime me pampas, që krijonin një atmosferë boho, por në të njëjtën kohë edhe shumë moderne. Përveç luleve, tavolina u dekorua edhe me qirinj të bardhë, ndërsa mbi sotopjatat në ngjyrë blush u vendos shprehja “Celebrating love and life”, si dhe nga një trëndafil për çdo të ftuar.
Duke qenë se festa u organizua në një mjedis të jashtëm, si “tavan” shërbyen disa drita dhe disa kompozime me pampas që qëndronin në ajër dhe ndërthureshin në mënyrë perfekte me ambientin dhe stilin e dekorit.
Gjithçka në harmoni me atmosferën e festës…
Fotot: Class Photography
Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com