Një video e xhiruar më 1 prill filloi të qarkullonte me shpejtësi mbrëmë në Reddit dhe Twitter. Në video shfaqet aktori i njohur Ezra Miller duke dhunuar një fanse. Më saktë, ai duket teksa ia vendos duart në fyt dhe e përplas në tokë vajzën që duket të jetë një fanse e tij.

Fillimisht njerëzit ishin konfuzë nëse videoja ishte një shaka ose jo. Mirëpo burime të shumta që ishin të pranishëm në barin ku ndodhi ngjarja konfirmuan se ishte një zënkë serioze.

Videoja zgjat vetëm 15 sekonda dhe Ezra dëgjohet t’i thotë vajzës që ka përballë: “Oh, dëshiron të zihemi? Këtë do?”

Ndërsa fansja duket që e merr me shaka fillimisht. Personi që është duke filmuar e ndërpret regjistrimin pasi Miller e kap për gryke vajzën dhe e shtrin në tokë.

Sipas Chicago Tribune, një burim që ndodhej në vendin e ngjarjes tha se incidenti ndodhi pasi Ezra u përball me një grup fansash të fiksuar. Gjërat dolën jashtë kontrollit dhe aktori duket se ia nxori nervat vajzës.

Sado të bezdisshëm të jenë treguar fansat, përdorimin e dhunës nuk e justifikon asgjë.

Burimi: Cosmopolitan