Mjekët kanë gjetur evidenca eksperimentale që pacientët me koronavirus të sëmurë rëndë mund të përfitojnë nga infuzionet e plazmës së gjakut të mbledhur nga njerëzit që janë rikuperuar nga sëmundja.

Një zotëri nga Kalifornia, i cili u diagnostifikua me koronavirus dhe u shërua, ka dhuruar plazmën e tij për njerëzit e tjerë që po luftojnë me virusin vdekjeprurës.

Më 6 mars, Jason Garcia, vuri re se kishte një kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen.

Inxhinier elektronike, 36-vjeçari nga Escondido, në Kaliforni, nuk mendoi shumë për situatën. Por më vonë, gjatë një udhëtimi pune, ai vuri re një dhimbje koke të vazhdueshme. Brenda një dite, atij i filluan edhe ethet dhe kishte dhimbje të kockave. Pas këtyre, i filluan edhe problemet me frymëmarrjen.

Garcia njoftoi doktorin, i cili i sugjeroi të bënte një test për koronavirusin. Më 14 mars, atë e telefonuan dhe i thanë se testi ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

“Ata më thanë të qëndroja i izoluar. Këtë bëra.”- tha ai. Ai kaloi pothuajse 10 ditë brenda shtëpisë, duke qëndruar në zyrë ose në dhomën e ndenjes. U përpoq në maksimum të qëndronte larg gruas dhe vajzës së tyre 11 muajshe.

Më 18 mars, ai ndihej më mirë dhe tha se e konsideronte veten të shëruar nga virusi. Atij i erdhi në letër nga bashkia në San Diego, ku i thuhej se mund të dilte nga izolimi dhe Garcie iu rikthye jetës më 23 mars.

Për të qenë supër i sigurtë, ai vendosi të qëndronte brenda edhe për 5 ditë të tjera.

Për të festuar, ai postoi në rrjetet sociale, duke njoftuar miqtë se ishte prekur nga koronavirusi dhe tani ishte më mirë.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e shëndetit të spitalit ‘Joseph’, kishin postuar në rrjetet sociale se po kërkonin për dikë që ishte shëruar nga koronavirusi për të ndihmuar me një eksperiment trajtimi për të shpëtuar jetën e të prekurve të tjerë nga ky virus.

Spitali e thirri Garcia-n vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga karantina. Ata i kërkuan të dhuronte plazmën për një pacient, i cili nuk përgjigjej ndaj asnjë trajtimi tjetër dhe do të hmbiste jetën.

Ai tha po. “Kjo mund të kthehet në një mundësi për të jetuar për dikë që nuk mund të luftojë me koronavirusin.”- tha Garcia.

Më 1 prill, plazma e tij iu dhurua 3 pacientëve. Të dielën, doktorët i thanë se e gjithë plazma e tij ishte dhuruar. Doktorët thanë se pacienti që ishte në gjëndje të rëndë ishte përmirësuar.

“E gjithë kjo përfundoi duke shpëtuar jetën e dikujt. Nëse kjo funksionon, do të ketë një shans për shumë njerëz që vuajnë nga zemra dhe luftojnë për jetën e tyre.”- tha Garcia.

Dy ekipe mjekësh që punojnë në spitale të veçanta në Kinë i dhanë plazëm të pasur me antitrupa 15 pacientëve të sëmurë rëndë dhe shënuan përmirësime të habitshme në shumë prej tyre.

Xiaoming Yang, nga Qendra Kombëtare e Kërkimit të Teknologjisë Inxhinierike për Vaksinat e Kombinuara në Wuhan, e përshkroi trajtimin si një "mundësi shpëtimi" për pacientët e sëmurë rëndë, por paralajmëroi se ishte i nevojshëm një testim më i madh.

Trajtimet me plazëm nga pacientë që janë rekuperuar nga viruset datojnë që nga para pandemisë së gripit spanjoll të vitit 1918. Terapia mbështetet në faktin se njerëzit që janë shëruar nga një infeksion viral kanë antitrupa në gjakun e tyre që mund të zbulojnë dhe shkatërrojnë shpejt virusin herën tjetër. Kjo mund të forcojnë sistemin e tyre imunitar.

Profesori David Tappin, një studiues i lartë i kërkimit shkencor në Universitetin e Glasgow, ka bërë kërkesë në Institutin Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Kërkime Shëndetësore për të zhvilluar dy prova klinike me plazma nga pacientë të rekuperuar. Ata do të kërkojnë prova që plazma mund të mbrojë punëtorët e vijës së parë nga infeksioni, të parandalojnë që pacientët të përkeqësohen dhe të kenë nevojë për ventilim në njësitë e kujdesit intensiv dhe të përmirësojnë gjendjen e atyre që janë tashmë të sëmurë rëndë.