Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani rekomandojnë që të gjithë amerikanët të venë maska të bëra në shtëpi kur dalin në publik, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Por Trevor Logan, një profesor i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Ohio-s, nuk do ta ndjekë këtë udhëzim.
"Ne kemi shumë shembuj të kriminalitetit që supozohet të jenë vepra të burrave me ngjyrë në përgjithësi", tha Logan, i cili është vetë me ngjyrë, për CNN. "Dhe pastaj ne kemi këshillën për të dalë në publik me diçka që ... sigurisht që mund të shihet si kriminale ose e padrejtë, veçanërisht kur zbatohet nga burrat me ngjyrë".
Logan nuk është i vetmi i shqetësuar. Në mediat sociale dhe në intervistat me CNN, një numër i konsiderueshëm njerëzish me ngjyrë, aktivistë, akademikë dhe amerikanë të zakonshëm, shprehën frikën se maska â??â??shtëpiake mund të përkeqësojnë profilizimin racor dhe t’i vërë zezakët dhe latinët në rrezik.
"Nuk ndihem i sigurt duke veshur shami apo diçka tjetër që nuk është QARTËSISHT një maskë mbrojtëse që mbulon fytyrën time në dyqan, sepse unë jam një njeri ME NGJYRË që jeton në këtë botë," postoi në Twitter Aaron Thomas, një arsimtar në Columbus, Ohio.
"Kjo (veshja e një maske të bërë në shtëpi) duket si një përgjigje e arsyeshme vetëm nëse në një farë mënyre, e hiqni shoqërinë amerikane. Kur nuk mund ta bëni këtë, ju po u tregoni njerëzve të duken të rrezikshëm duke pasur parasysh stereotipet racore që ekzistojnë këtu,"- Tha Logan.
Në SHBA, drejtësia penale dhe moda ndonjëherë kanë bërë një kombinim vdekjeprurës.
Kjo është një ndër shamitë që njerëzit me ngjyrë refuzojnë të veshin.
Shamitë e kokës, veçanërisht në ngjyra të caktuara, shpesh shoqërohen me përkatësi bandash, tha Cyntoria Johnson, një profesore ndihmëse në Departamentin e Drejtësisë Penale dhe Kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Xhorxhisë.
Bandat “Bloods and Crips” në Kaliforni, kanë përdorur lecka shumëngjyrëshe si një system identifikimi, sipas Departamentit të Policisë në Los Angeles.
"Njerëzit me ngjyrë duhet të marrin vendime të vetëdijshme çdo ditë në lidhje me mënyrën se si shfaqen në botë dhe perceptohen nga të tjerët, veçanërisht policia,"- tha Johnson.
"Vetëm sepse diçka mund të funksionojë ose të jetë e vërtetë për vendet kryesore, nuk do të thotë se do të jetë gjithashtu e vërtetë, ose se do të funksionojë në të njëjtën mënyrë, për grupe të ndryshme,"- i tha Cox , një profesor në Departamentin e Universitetit të Kalifornisë për Ndryshime Sociale dhe Inovacione, CNN-it nëpërmjet email-it.